Deri në 700 metra mbi nivelin e detit, bora zbardh disa nga fshatrat e Dibrës

Reshje bore ka pasur në teritorin e qarkut të Dibrës. Bora ka zbritur deri në 700 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë fshatrat për rreth qytetit të Peshkopisë.

Temperaturat nuk kanë  zbritur nën zero.

Nga informacionet që kemi deri tani nuk ka patur dëme në pemtari, pasi një pjesë e dru frutorëve janë në procesin e çeljes së luleve.