Qazim Laçi: Krenar për paraqitjen e sotme, motivim për të ardhmen

Mesfushori Qazim Laçi, u shfaq tepër i mërzitur për eliminim e dhimbshëm ndaj Polonisë.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai deklaroi: “Jemi pa fjalë, pa fjalë… E para është që jam shumë krenar për çunat për paraqitjen që kanë bërë sot. Personalisht, e keni parë edhe ju që nuk e meritonim, kështu e ndjeva unë brenda në lojë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura por duhet të mbajmë kokën lart, mos harrojmë që nuk kemi arritur asnjëherë në histori në këtë fazë. Duhet të jetë një motivim për të ardhmen.

Ne nga brenda, siç e thashë, është shumë e vështirë të gjej fjalët e duhura. Jemi profesionistë, të mos harrojmë e të kemi kokën lart se kemi të ardhme”, deklaroi Laçi.