Eliminimi i dhimbshëm ndaj Polonisë, Uzuni i përlotur: Tani do kemi ditë pa gjumë, të gjithë donim Botërorin
Uzuni foli i përlotur pas eliminimit të dhimbshëm të Shqipërisë ndaj Polonisë.
Në prononcimin për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh: “Jemi shumë të mërzitur fatkeqësisht, kemi bërë një udhëtim shumë të mirë. Ishim pranë ëndrrës së madhe, fati nuk ishte me ne sot. Dy raste ku mund të kalonim në avantazh. Ky është futbolli.
Trajneri tha që është shumë krenarë për ne, për të gjithë udhëtimin që kemi realizuar. E dimë që jemi krenarë, por kishim mundësinë për të bërë gjithë krenarët shqiptarë. Ishim shumë afër, kjo dhemb shumë. Më vjen keq, do kemi ditë pa gjumë tani. Të gjithë donim të arrinim në Botëror”, deklaroi Uzuni.