Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Meta: Gol fantastik, pranë ëndrrës kuqezi!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas golit të shënuar në Varshavë nga kombëtarja shqiptare.
Meta vlerëson golin e lojtarit Arbër Hoxha, ndërsa shprehet entuziast për paraqitjen e lojtarit, duke e cilësuar realizimin si një “gol fantastik” dhe duke theksuar se kombëtarja shqiptare është shumë pranë realizimit të një ëndrre të madhe.
“Çfarë goli fantastik i Arbër Hoxhës! Sa pranë ëndrrës! Forca kuqezinj!”, shkruan Meta në FB, duke inkurajuar më tej ekipin kombëtar.