‘A jemi ndarë nga SPAK-u i Dumanit?’/ Koka: Balluku si ‘monedhë këmbimi’ për fatin e Ramës
I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, gazetari Bledian Koka u shpreh se ‘fati politik i ministres Belinda Balluku nuk shihet si i mbrojtur nga kryeministri Edi Rama, por përkundrazi, si një mjet strategjik për të testuar fuqinë dhe strategjinë e SPAK’.
Sipas Kokës, Rama po e përdor Ballukun si një "monedhë këmbimi" për fatin e tij personal dhe si një "letër lakmuesi" për të kuptuar se deri ku do të shkojnë hetimet e SPAK-ut mbi korrupsionin në nivele të larta.
Gjithashtu Koka theksoi se ka kaluar koha e shprehjes "vidhet, por bëhet punë", pasi tani "vidhet dhe punë nuk bëhet fare".
Në qendër të diskutimit është shifra prej 1.1 miliardë eurosh, e cila pretendohet se është abuzuar nën drejtimin e Ballukut.
Në këtë kontekst, fati i ministres Balluku parashikohet të jetë i ngjashëm me atë të zyrtarëve të tjerë të lartë të goditur më parë, si Erjon Veliaj apo Saimir Tahiri.
Koka: Problemi është që kur kur bëhen këto gjëra, të paktën mos të kemi dyshimin kur futemi te rrugët më. Mos kemi dyshimin ka s'ka tunel ë ka s'ka hekur tuneli.
Punon apo s'punon tuneli i i rrugës së Arbrit. Rruga e Arbrit unë e kam bërë vetë, është një rrugë është një rrugë e niveleve skandaloze. Për mendimin tim do jetë një nga rrugët më të rrezikshme. E ngjashme me atë që ka prodhuar shpeshherë ajo autostrada Lezhë-Shkodër.
Pra, ne e shohim unazën. Ne këtu i kalojmë përditë. Unaza ka kthyer e frikshme. E kemi paguar 450 milionë euro, atë mund të kishim bërë një rrugë të gjatë nga nga nga Vermoshi në Konispol, kemi një një një unazë e cila nuk nuk i përgjigjet.
Pra, këtu kjo pjesa se është kjo shprehja që dikur vidhet vidhet po të paktën bëhet punë, këtu ka kaluar vidhet vidhet dhe punë s'bëhet fare.
Dhe në qoftë se ne po diskutojmë për 1.1 miliardë euro që ka ka abuzuar Belinda Balluku, prit se s'kanë parë akoma shqiptarët kur të bëhet analiza sa do na duhet për t'i rekuperuar këto dëme që janë bërë nëpër rrugë.
Dhe këtë do e paguajmë neve.
Tani problemi, pyetja nisi me me këtë çështjen, a po a po mbyllet apo jo si me thënë, ky muhabet i Belindës.
Unë mendoj që Belinda Balluku nuk do ketë fat të ndryshëm nga ajo që ka pasur Erjon Veliaj, nga ajo që ka pasur Sajmir Tahiri, apo këta të gjithë të tjerët që janë goditur drejtpërsëdrejti nga nga Edi Rama. Unë nuk mendoj që Belinda Ballukun po e mbron Edi Rama.
Unë mendoj që Edi Rama po e përdor Belinda Ballukun si monedhë këmbimi për fatin e tij personal.
Unë mendoj që e ka përdorur si letër lakmuesi për të kuptuar se deri ku do shkojë SPAK-u me hetimet e veta, se çfarë strategjie ka SPAK-u në raport me me hetimin e korrupsionit madhor. Pavarësisht se unë kam shumë dyshime tashmë për fuqinë që ka SPAK-u dhe besoj do diskutojmë pak edhe për çështjen e Irena Gjokës. E kupton? Sepse edhe ajo ngre ngre shumë pikëpyetje, nëse jemi ndarë nga SPAK-u i Altin Dumanit apo kemi kaluar te SPAK-u.