Titullarë ndaj Polonisë/ Gjimshiti luan ndeshjen e 70-të me Kombëtaren, Hysaj përmirëson rekordin
Elseid Hysaj është preferuar titullar nga trajneri Silvinjo ndaj Polonisë.
Mbrojtësi i Kombëtares përmirëson kështu rekordin si lojtari me më tepër paraqitje te kuqezinjtë, duke e pasur ndeshjen numër 97 të tij.
Kapiteni Berat Gjimshiti do të luajë ndeshjen e tij të 70-të, duke u vendosur në të njëjtën kuotë si Andi Lila.
Pas tij kanë mbetur emra si Igli Tare dhe Alban Bushi.
Pjesa tjetër e lojtarëve që mund të luajnë sot, numërojnë më pak se 50 paraqitje.
Sfida ndaj Polonisë është historike, pasi kuqezinjtë luajnë për një biletë në Botërorin 2026.