Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për kualifikim në Botërorin 2026.‘
Dardanët’ nisen për këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme: kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.
Trajneri Franco Foda ka vendosur të mbajë rreshtimin që e çoi Kosovën deri në play-off, duke besuar tek lojtarët kyç të kualifikimeve.
Në mbrojtje nga minuta e parë aktivizohet Kreshnik Hajrizi, ndërsa në mesfushë në mungesë të Avdullahut luan Veldin Hoxha.
Sulmit i prin si zakonisht dyshja fantastike Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.
Ata do të mbështeten nga Florent Muslija, i cili do të luajë në një rol më të avancuar në fushë.