Plagoset turisti polak në Dibër, sillet me urgjencë në Tiranë

Një turist polak ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Radomirë të Dibrës.

Së bashku me persona të tjerë ai ka qenë duke ecur me biçikletë dhe ka pësuar dëmtime.

Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar, ku sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G. W., 35 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.