Poloni-Shqipëri/ Formacionet zyrtare, Silvinjo rreshton kuqezinjtë për... fitoren në Varshavë
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Polonisë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, shkruan Syri.net.
Kuqezinjtë shpresojnë të kalojnë polakët, për t’u përballur më pas me fituesit e çiftit Ukrainë-Suedi, për t’u kualifikuar për të parën herë në histori në një Kampionat Botëror.
Kjo sfidë do të startojë në orën 20:45 dhe tashmë trajneri Silvinjo dhe homologu i tij Urban kanë publikuar formacionet zyrtare.
Tekniku brazilian ka preferuar në fazën sulmuese Arbër Hoxhën, Nedim Bajramnin dhe Myrto Uzunin, ndërsa polakët natyrisht që i kanë të gjitha shpresat te kapiteni Robert Lewandowski.
Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare dhe rreshtimin e të dy skuadrave në fushën e lojës.