Sondazhi i UEFA-s, si kanë votuar tifozët për Poloni-Shqipëri

Shqipëria do të luajë sot në transfertën e Polonisë. Ky takim gjysmëfinal vlen për fazën “play off” të Botërorit 2026.

Në Poloni, prej orës 20:45 do të kërkohet fitorja që të jep një biletë në finale.

UEFA ka publikuar si zakonisht sondazhin e saj.

Për kualifikimin e Polonisë janë 56% e votuesve, kundrejt 44% për Shqipërinë.

Votuesit kanë zgjedhur në këtë mënyrë për sfidën historike në Varshavë.

Polonia shfaqet favorite edhe sipas projeksioneve. Avantazh i madh është edhe se ndeshja e vetme luhet në shtëpinë e saj.

Kjo është hera e parë, që Shqipëria shkon në këtë fazë duke ëndërruar Botërorin.

Në rast kualifikimi sot, në finale mat forcat me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.