Alibitë e Ramës për bllokimin e integrimit/ Zhulali: Po luan rolin e viktimës dhe provokatorit…
Edi Rama duket se po ndërton një narrativë të re politike për të justifikuar ngecjen e procesit të integrimit europian. Në një analizë të bërë në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, u shpreh se Rama po përdor një strategji të dyfishtë: atë të provokatorit dhe të viktimës, duke u përpjekur të zhvendosë përgjegjësinë nga qeverisja e brendshme te faktorët e jashtëm.
Megjithatë, Zhulali tha se arsyet e vërteta të bllokimit nuk janë të jashtme, por të brendshme. Ngecja lidhet drejtpërdrejt me dështimin në përmbushjen e detyrimeve kyçe, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përgjegjësitë e tij si kryeministër në adresimin e këtyre çështjeve thelbësore për BE-në shihen si shkaku real i mungesës së progresit
Ilda Zhulali: Këto nuk i ka rastësore ai, i bën qëllimisht dhe unë mendoj që në këtë intervistë ai ishte sa kameleon, që ndryshonte lëkurë edhe ishte kundërthënës me gjërat që ka thënë vetë më herët apo ka bërë vetë më herët, aq edhe provokues. Tani i gjendur në një pozicion shumë të vështirë me Bashkimin Europian për shkak se raporti i parit vazhdon të jetë i bllokuar nga ato vendet që ky i ka quajtur shoqata e molotove dhe që kanë si lokomotivë kryesore Gjermaninë. Tani ky do ta vendosi veten si viktimë. Dhe ky është viktimë tani, sepse ky ka qëndruar pro politikave të Trumpit, pra do ta heqi veten në Europë si trampist dhe sikur po persekutohet për këtë, kur në fakt nuk është fare e vërtetë, sepse bllokimi ka ardhur për shkaqe të tjera, për shkak të sjelljes brenda si kryeministër dhe përgjegjësive që ai ka për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjithë gjërat e tjera që i ka si detyrime në kuadër të Bashkimit Europian. Dhe nga ana tjetër, ai bëhet për herë të dytë mendoj unë, në nivel europian ose ndërkombëtar provokues, sepse me provokimin e parë ishte me letrën me Vuçiçin, që tha ne nuk e duam anëtarësimin e plotë në BE. Mjafton të na fusni në Shengen dhe në tregun europian.
Kjo është si të thuash provokimi i dytë që bën ai ndaj Europës, që s'është se këta janë më mirë sesa ne, se këta s'kanë as vizion politik, as s'dinë se ku do shkojnë, po në fund të fundit edhe përsa i përket krimit dhe korrupsionit gjithsesi si ne janë se s'bëjnë ndonjë ndryshim të madh. Po shiko se ka dhe vende të tjera, si Kina për shembull. Prandaj edhe afërsia e kësaj interviste me personat që kishte ftuar në podcastin e tij, se s'kemi parë të ftojë nga ambasadat e tjera për shembull, nuk janë rastësore, janë të qëllimshme dhe këtë ai e bën qoftë për t'i sfiduar vendet europiane, qoftë për të provokuar Bashkimin Europian, qoftë edhe për të justifikuar veten edhe në sytë e publikut shqiptar, se ai fillon, ka filluar ta ndërtojë narrativën gradualisht të bllokimit të procesit të anëtarësimit në BE. Që deri dje thoshte, unë do ju fus brenda 2027-ës, 2029-ën do keni pasaportën europiane në dorë. Tani ky proces është bllokuar dhe nuk do të zhbllokohet nëse ky nuk bën hapa pas dhe nuk dorëzon Belinda Ballukun dhe të tjerët që do t'i marrin dhe vetë brenda pas vetes. Kështu që për t'u mbrojtur ka filluar të ndërtojë gjithë narrativën e largimit dhe shkëputjes nga marrëdhëniet me BE.