VIDEO/ Entuziazëm në lokale e sheshet e Varshavës, tifozët kuqezi ndezin atmosferën para ndeshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Polonisë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, shkruan Syri.net.

Për këtë sfidë janë shitur të gjitha biletat e stadiumit “PGE Narodowy”, me kapacitet rreth 59 mijë vendesh, ku rreth 3 mijë janë tifozët shqiptarë.

Interesi ka qenë mjaft i madh nga ana e tifozërisë kuqezi, të cilët jo vetëm kanë siguruar biletat, por sipas informacioneve, ka të shumtë që kanë udhëtuar për në Varshavë për të krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Gjatë gjithë ditës së sotme, në sheshet e kryeqytetit polak janë kënduar këngë shqip, nëpër lokale tifozët kanë krijuar një atmoseferë festive, siç mund ta shihni në videot e mëposhtme.

Tifozët janë aty, në përkrahje të Kombëtares, me shpresën për fitore dhe vazhdimin e ëndrrës së kualifikimit për herë të parë në Botëror.