'Fat që nuk do kandidoj' -Iriqi bisedon me Ervin Salianjin
Iriqi:-U bënë muaj që bredh nëpër Shqipëri…
Salianji:-Po pa punë, o Iriq, andaj. Shtyj kohën.
Iriqi:-Po ti thua që po bën takime me simpatizantë?
Salianji:-E vërtetë. Ata që vijnë janë si unë. Rrimë që rrimë dëgjojmë dhe këtë mavrinë, thonë te kafja.
Iriqi:-Pse thua mavrinë?
Salianji:-Nga që askush nuk e ka mendjen te unë atë çast. Dhe u kujtohet shkopi i bejzbollit.
Iriqi:-Po pse bredh atëhere?
Salianji:-Që të dal në tv. Jam i ri dhe beqar unë. Kupton?
Iriqi:-Vërtet do të kandidosh në maj për kryetar PD-je?
Salianji:-Në takime kështu them, por…
Iriqi:-Por?
Salianji:-Por u gëzova kur më thanë, je i vetëpërjashtuar.
Iriqi:-Pse u gëzove?
Salianji:-Se më shpëtuan ore. Qoftëlarg të më lejonin. As votën time nuk do merrja. Ndërsa kështu llap e llap që PD nuk do garë, që ka frikë nga unë e tërci vërci.
Iriqi:-Dje the që Saliu ia ka borxh Ramës të rrijë kryeministër deri në 2033.
Salianji:-Po. E thashë.
Iriqi:-E vërtetë?
Salianji:-O Iriq a e di ti pse u dënova unë?
Iriqi:-Jo.
Salianji:-Po për shpifje, o. Për shpifje.
Iriqi:-Dhe?
Salianji:-Dhe shoshiti, mendoi mirë pra ato fjalë që lëshoj nga goja. Ok?