Në kushte depresioni, 76-vjeçari i jep fund jetë duke u hidhur nga pallati ku banonte

Një 76-vjecar ka gjetur vdekjen, pasi është hedhur nga pallati ku banonte.

Sipas informacioneve ngjarja e rëndë u shënua këtë të enjte në lagjen ‘Salo Halili’, në Shkodër rreth orës 15.10 minuta.

I moshuari me inicialet, A. Sh, dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur nga pallati ku banonte, ku për pasojë ka humbur jetën.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. Sh., 76 vjeç, banues në këtë lagje, dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur nga pallati ku banonte. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.