'Amnistia' për Irena Gjokën/ Çollaku: Kambanë alarmi për kapjen e drejtësisë dhe erozionin e shtetit ligjor!
Vendimi i Strukturës së Posaçme (SPAK) për të kërkuar shuarjen e dënimit për gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila ishte dënuar më parë në Greqi, ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh dhe ka hedhur hije të rënda dyshimi mbi funksionimin e drejtësisë së re.
I ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv, gazetari Basir Çollaku tha se kërkesa e SPAK për pushimin e çështjes, mund të lexohet si një përpjekje e mirë-orkestruar e disa institucioneve për të mbrojtur gjyqtaren dhe për të fshehur gabimet e sistemit.
Çështja “Maneku-Gjoka”, nuk shihet si një veprim i izoluar i SPAK-ut, thekson Çollaku, po përkundrazi, është një “ekip” i tërë institucionesh të përfshira, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një sistem të kontrolluar nga qeveria, i cili vepron si “departamenti juridik i Partisë Socialiste” për të mbrojtur individë të caktuar dhe për të përmbushur porosi politike.
Ky zhvillim interpretohet si një fitore e “kriminalizimit” mbi parimin e dekriminalizimit, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek reforma në drejtësi.
Shqetësimi thellohet me paralelizmin e bërë me çështjen “Balluku”, ku gazetari Çollaku theksoi se me mbrojtjen e sotme ndaj gjyqtares Maneku, mund të krijojë një sistem borxhesh dhe favoresh, ku e njëjta gjyqtare nesër mund të gjykojë zyrtarë të lartë, duke “kthyer nderin” për shpëtimin e saj.
Në një kohë kur Shqipëria humbet qindra milionë euro në gjyqe arbitrazhi ndërkombëtar për shkak të vendimeve abuzive, dhe kur kryeministri fton investitorët e huaj të “harrojnë korrupsionin duke pirë raki”, rasti Maneku shërben si një kambanë alarmi për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe erozionin e shtetit ligjor.
Çfarë ka bërë Struktura e Posaçme? Ka konkluduar që drejtësia greke ka marrë një vendim të padrejtë. Ka konkluduar që provat e marrë në konsideratë nga drejtësia greke janë të parregullta, janë pa ligje. Kur lexova njoftimin si erdh ditën e djeshme, më bëri përshtypje dhe mënyra leksikore, pra gjuhësore e shprehjes së prokurorëve. Binte në sy paragrafi i përsëritur, janë prova të shfaqura në mënyrë të parregullt. Aty ka o dokumente të falsifikuara ose të pa falsifikuara. Të ligjshme ose të paligjshme, të rregullt ose të parregullta. Pra është një fshehje sintaksore në përpjekjen e kësaj prokurore tashmë, se gjykata do të shprehet dhe ne do të marrim vesh se cila palë ka të drejtë këtu. Drejtësia e marrë në vendin fqinj, pra, e një vendi të Bashkimit Europian, konsiderojmë që cilësia e vendit në shërbim brezisht, është në nivele dhe standarde të Bashkimit Europian. Edhe kur nuk ndodh në shkallat e para apo të dyta, pra ka si në çdo vend, por për të mbërritur në ankimimet e palës së ndëshkuar, për ta marrë vesh, kam kryer këtë faj, e kam konsumuar këtë vepër penale dhe të gjithë argumentat e sjella dhe pretendimet e njoftimit të prokurorisë së posaçme se na paska munguar dijenia e zonjës Maneku për dënimin e saj.
Ajo ka autorizuar përfaqësuesit e saj ligjorë për ta mbrojtur. Për çfarë ka akuzuar, i ka autorizuar, ka nënshkruar pra dokumentacionin që ata të jenë mbrojtësit e saj ligjorë, për ta mbrojtur për Klod Sheto, për lojërat olimpike, për prodhimet e serave. Pikërisht për këtë çështje për të cilën ajo është akuzuar dhe kur apeli i Athinës e kthen në Janinë për çështje të juridiksionit, dhe tashmë vendimet kalojnë shkallë gjykimi dhe ajo shpallet person i padëshiruar me argumentin ligjor të kaluar në gjykatë se dokumentat e partisë për saj janë të falsifikuara. Kjo fjala e parregullt më duket se po na rreshtohet parashikimi i motit, shi, breshër, borë. A është një lloj shmangie e strukturës së posaçme. Janë shtatë institucione të përfshira në këtë histori. Është struktura e posaçme, është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli Gjyqësor, është Ministria e Drejtësisë, është Inspektorati, është Prokuroria e Përgjithshme, sepse kemi drejtorinë e dekriminalizimit aty që është marrë le të themi me korrespondencën me autoritetet greke dhe i është dashur një vit, dy vjet, tre vite për të marrë një një dokument nga Athina në Tiranë. Edhe me autobus që shkon tre herë në ditë në vend që arrin ta marrë nja 1000 herë më shpejt.
Pra shoh një tendencë dhe një përpjekje të them për të mbrojtur gabimin që vetë struktura ka bërë, gabimin që drejtësia ka bërë, e ka prodhuar le të themi, nuk e ka bërë. Dhe kjo është një lloj cenimi i rëndë i besimit. Nëse i referohem rastit të rivlerësimit të kolegjit Komisionet e Pavarura të Kualifikimit, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ku janë rivlerësuar 800 prokurorë dhe gjykatës, në një masë dërrmuese kam hasur fjalinë në raportet e vetingut që prokurori apo gjyqtari, prokurorja apo gjyqtarja ka humbur besimin e publikut. Çfarë është duke bërë struktura e posaçme me një vendim të marrë të tillë? Është duke e forcuar besimin tek publikut? Nuk e di si forcohet duke mbrojtur të pambrojtshme. Më vjen një vendim, në të cilët janë argument, cilat janë prova të reja që ka gjetur struktura e posaçme për t'ju drejtuar gjykatës, për të thënë që ky vendim i drejtësisë greke nuk qëndron. Është i pavërtetë, është i rremë, ka përdorur prova false. A e kemi këtë, a e kemi këtë provë? A e kemi këtë rrethanë të re hetimore? SPAK-u nuk e sjell. A, ka një provë të re hetimore për të cilën, jo hetimore, ka një rrethanë ndryshe, ku ne shohim që Maneku pra, kjo gjyqtarja e fasonerisë, kishte të gjithë liderët shqiptarë të opozitës, Berishën, Metën, Fatmir Mediun, Belerin.Çdo hall që ka qeveria, e hedh te parcela Maneku dhe aty konsumohet ashtu siç duhet fasoneria gjyqësore dhe juridike. Kjo është një telash që nuk i bën mirë SPAK-ut.
Një rast, janë dy raste në të cilët janë larguar, pra për probleme penale shumë herë më të pakta sesa aktuale që ne po bisedojmë. Unë them që ka fituar kriminalizimi, jo ka rënë dekriminalizimi. Ka fituar kriminalizimi. Pra, kanë fituar grupet e interesit që nuk janë, janë keqbërës, janë keqbërës juridik, janë keqbërës ligjorë, kanë fituar në këtë, sigurisht janë autokratë të qeverisjes, janë autokratë të kryeministrit të vendit. Pra kjo është le të themi edhe ndërkombëtarët të cilët heshtin sepse nuk u bie reforma. Ka edhe raste të tjera. Unë po them që me këto input që kam, janë katër-pesë prokurorë dhe pa gjyqtarë për këtë strukturës së posaçme, të gjykatës së posaçme, që nëse binarët e drejtësisë do të ishin të pavarur dhe të paanshëm, ata do të ishin në qeli. Pra kemi gjëra shumë herë më të rënda. Por, kjo mbrojtje e Manekut, unë them që është më e rëndë sesa edhe vetë Balluku. Pse? Këtë të pandehur që drejtësia duhet ta përballë, po e zvarrit, po e mbron me të gjithë format kriminale dhe të kapjes së pushteteve, do ta çojmë tek Maneku nesër?
Pra, shoqja Balluku e pandehur, do të shkojë të gjykojë nga Maneku. Ç'do bëjë Maneku? Do t'i kthejë resën, do t'i kthejë kusurin. Pra drejtësia ka marrë një goditje vërtetë të ndjeshme sot. Qytetarët kur vënë re që një njeri, por ka dhe një element tjetër që unë vetë në atë kohë e kam përcjellë edhe mediatikisht. Mirë në vitin 2002 që drejtësia dhe autoritetet greke e përcollën si të padëshiruar dhe të dhënat u hodhën në sistemin Schengen. Pra zonja ka qenë e ndaluar të lëvizë në vendet e hapësirës Schengen. Dhe të gjithë të dhënat e saj janë përcjellë në sistem dhe nuk mund të shkonte jo vetëm në Greqi por asnjë vend tjetër. Në vitin 2004, dy vite pas marrjes së këtij vendimi nga autoritetet greke, ajo ka qenë në Itali. Kam nxjerrë një dokument ku zonja ka shkuar dhe ka lindur djalin e saj në Milano. Po këtu? Këtë e ka deklaruar? Kjo është një shkelje pikërisht e këtij vendimi që në hapësirën e vendeve që ishin pra në zonën Schengen, konsiderohej njëlloj shkelja si në Greqi, Itali apo në vende të tjera. Edhe këtë e ka pa deklaruar. Edhe kjo është shkelje. A ka pyetur, a ka dërguar Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Dekriminalizimit një letër porosi në Itali?