Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen përgjysmuar taksat në nivelin e Kosovës dhe Maqedonisë
Kryetari i PD, Salai Berisha e konsideron të gabuar nismën për ngritjen e bordit të naftës nga qeveria, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk e nevojshme.
Sipas Berishës, zgjidhja mbetet përgjysmimi i taksave në nivelin e vendeve të rajonit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
‘Por nëse ke vendosur ngarkesën fiskale shumë më të lartë se vendet e OECD,33 përqind më të lartë se vendet e OECD, të cilat i kanë të ardhurat për frymë pesë ose gjashtë herë më të lartë se Shqipëria, atëherë ti ke vendosur gjobë të rëndë mbi qytetarët e vendit’, tha Berisha.
Marsi Korreshi: Edhe një pyetje të fundit për bordin e naftës që është paralajmëruar se do mblidhet sot pas rritjes së çmimit të naftës. Si i shikoni masat që ka marrë qeveria gjer tani?
Sali Berisha: Në shkelmim flagrant të interesave të qytetarëve. Në mbrojtje të oligopolit dhe interesave të qeverisë.
Nuk ka nevojë për bord, përgjysmo taksat, vendos nivelin e taksave që ka Kosova dhe Maqedonia dhe pastaj le të guxojë kush të shesë një qindarkë më shtrenjtë naftën në pompat e Shqipërisë që të marrë atë që meriton.
Por nëse ke vendosur ngarkesën fiskale shumë më të lartë se vendet e OECD,33 përqind më të lartë se vendet e OECD, të cilat i kanë të ardhurat për frymë pesë ose gjashtë herë më të lartë se Shqipëria, atëherë ti ke vendosur gjobë të rëndë mbi qytetarët e vendit.