WSJ: Trump gati për ndërhyrje tokësore 'të çlirojë ferrin'
Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin “më fort se kurrë më parë” nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit. Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.
“Presidenti Trump nuk bën bllof dhe është gati të çlirojë ferrin”, u shpreh ajo.
Sipas raportimit, Trump është i gatshëm të urdhërojë dërgimin e trupave amerikane në territorin iranian, por heziton ta bëjë këtë, pjesërisht sepse një veprim i tillë mund të dëmtojë objektivin e tij për një përfundim të shpejtë të konfliktit.
Zyrtarët amerikanë thonë se ai ka frikë se numri i ushtarëve amerikanë të plagosur apo të vrarë mund të rritet gjatë operacionit. Deri më tani, rreth 300 amerikanë janë plagosur dhe 13 kanë humbur jetën.