Dy të vrarë në Abu Dhabi nga mbetjet e dy raketave, vihet në pikëpyetje siguria në Emiratet e Bashkuara Arabe
Mbetje nga një raketë e kapur në ajër në Abu Dhabi kanë shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, sipas autoriteteve lokale.
Zyrtarët bëjnë me dije se disa automjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit të mbetjeve.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përballuar pjesën më të madhe të sulmeve në rajonin e Gjirit, me mbi 2,100 raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, informon BBC.
Megjithëse Ministria e Mbrojtjes deklaron se shumica e sulmeve janë neutralizuar, qeveria po kontrollon rreptësisht informacionin. Deri tani, më shumë se 100 persona janë arrestuar për shkak të fotografimit dhe regjistrimit të dëmeve nga sulmet dhe ndërhyrjet mbrojtëse veprime që konsiderohen të paligjshme në vend. Autoritetet thonë se këto masa merren për arsye sigurie.
Ndërkohë, Zyra e Jashtme e Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët britanikë se është gjithashtu e ndaluar publikimi i materialeve kritike ndaj qeverisë në këtë shtet.
Këto sulme po dëmtojnë gradualisht imazhin e Emirateve si një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm. Zyrtarët kanë deklaruar se, në rast të zhvillimit të negociatave me Iranin, synojnë vendosjen e kufizimeve afatgjata mbi arsenalin e raketave dhe dronëve të tij. Ata shtojnë se sulmet kanë shtyrë gjithashtu forcimin e lidhjeve të sigurisë me Uashingtonin.