‘Agon Channel u mbyll se kritikoi qeverinë’, kapriço e Edi Ramës me Becchettin do u kushtojë shqiptarëve mbi 110 mln euro

Më sipër, ju treguam një përmbledhje të faturës së majme të gjyqeve të humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar gjatë katër mandative të qeverisë Rama. Fatura 180 milionë euro, ka ardhur si pasojë direkte e mbylljes arbitrare të Agon Channel, apo zgjidhjeve të njëanshme të kontratave koncesionare që kompani të huaja dhe shqiptare, kishin nënshkruar me shtetin shqiptar përpara vitit 2013. Rasti më flagrant, mbetet ai I Agon Channel, ku pronarin e televizionit Edi Rama e akuzonte për pastrim parash, ndërsa kjo shërbente për t`I hapur rrugë një agrsioni të paprecedentë pikërisht ndaj televizionit që demaskonte zgjedhjet në bashkinë e Korçës apo dasmën e Erion Veliajt. Agon Channel u mbyll, Beketi fitoi gjyqin në arbitrazh, ndërsa shqiptarët po paguajnë dyfish një faturë, që ua bëri dhuratë Edi Rama. Çdo shqiptar I mban mend përbetimet e Kryeministrit Edi Rama, se nuk do të paguante asnjë lek nga buxheti për gjyqin e humbur ndaj Francesco Beketit. 110 mln euro është fatura e gjyqit të humbur, 4.6 janë pagesat për studio e avokatisë por mbi 120 mln euro është dhe fatura që shqiptarët po paguajnë për të mbajtur në punë Albcontrol, pasi kësaj të fundit I janë bllokuar llogaritë në mënyrë që Beketi të marrë paratë që I takojnë.

Rasti i Francesco Becchettit është më flagranti, ndër të gjithë gjyqet ndërkombëtare që Shqipëria ka humbur në Arbitrazh. Mbyllja e Agon Channel, krijoi precedentin e parë, të rrezikshëm dhe jo të vetëm, ku qeveria e Edi Ramës, godet median dhe lirinë e shprehjes. Sipas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, tashmë ka marrë formën e prerë, mbyllja e Agon Channel dhe sulmet ndaj sipërmarrësit Francesco Becchetti kishin motive të pastra politike. Gjykata argumenton se këto sulme, të qeverisë ndaj Agon Set, vinin pasi kjo media ishte kritike me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

VENDIMI I ARBITRAZHIT

 724. Kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara në paragrafët 708 deri në 719 më sipër mbështesin fuqimisht një përfundim se Vendimet e Sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Paditësve. Hetimet penale u nisën nga një qeveri që ishte afër konkurrentëve komercialë të Paditësve, operatorëve aktualë të stacioneve televizive, kundër një kanali që ishte kritik ndaj qeverisë.

Madje, në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, citohet se një zyrtar i qeverisë, i kishte sygjeruar sipërmarrësit Francesco Becchetti, se duhet të fliste me konkurrentët në media, se pse investimet e tij ishin në hetim dhe se nuk ishte ide e mirë të sulmonte qeverinë rama.

VENDIMI I ARBITRAZHIT

Në fillim të këtyre hetimeve, një përfaqësues i qeverisë deklaroi në mënyrë të qartë se Z. Becchetti duhet të fliste me një nga ata konkurrentë nëse dëshironte të kuptonte pse investimet e Paditësve ishin nën hetim dhe se nuk ishte një ide e mirë të kundërshtonte shtetin.

Sipas vendimit të gjykatës së arbitrazhit të vitit 2019, Francesco Becchetti kishte organizuar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrit, Ëngjëllë Agaçi. Sipas bisedës së cituar në vendimin e gjykatës, Becchetti pyeti pse Qeveria e Kryeministrit Rama po ndiqte hetime dhe veprime për pastrim parash kundër KGE, Energji, Agonset, Cable System. Duke mos i dhënë një përgjigje pyetjes së sipërmarrësit italia, sipas vendimit të gjykatës, mësohet se Z. Agaçi i tha Z. Becchetti se duhet të flisnin me Enkelejd Joti, Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel për këto probleme.

FRANCESCO BECCETTI: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

ENGJËLL AGAÇI: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

FRANCESCO BECCHETTI: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

ENGJËLL AGAÇI: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.

FRANCESCO BECCHETTI: Duhet t`i  thoni Kryeministrit Rama se hetimi ishte i panevojshëm dhe i papranueshëm.

ËNGJËLL AGACI: Do të flas me Kryeministrin Rama.

Lidhur me këto deklarata, të bëra nga Z.Beketi në gjyqin që është zhvilluar në Arbitrazh, pala shqiptare duket se i ka konfirmuar në heshtje, pasi nuk ka kundërshtuar asnjë prej tyre. Për të konfirmuar se sulmet ndaj Beketit ishin politike, Gjykata e Arbitrazhit citon gjithashtu edhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili e quante sukses luftën ndaj sipërmarrësit Italian Francesco Becchetti.

VENDIMI I ARBITRAZHIT

Kishte të meta të konsiderueshme në bazën faktike për akuzat që mbështesin hetimin penal. Kur u thirr për të justifikuar akuzat që mbështetën Urdhërat e Arrestit nga INTERPOL, Shqipëria nuk e bëri këtë. Pasi u lëshuan Vendimet e Sekuestrimit, Kryeministri Rama deklaroi se "lufta" e tij kundër investitorëve si Paditësit kishte qenë një "sukses" dhe vazhdoi të kërcënonte gjyqësorin me arsyetimin se ishte disi i përfshirë në gabimet e supozuara të këtyre investitorëve.

Dhe në fund, gjykata vlerëson se sulmet ndaj Agon Channel ishin të motivuara politikisht dhe se mbyllja dhe shpronësimi i televizionit, që u kushtoi shqiptarëve shumë shtrenjtë për kapriço të Kryeministrit, ishte e paligjshme.

VENDIMI I ARBITRAZHIT

725.Prandaj Gjykata pranon pretendimin e Paditësit dhe del në përfundim dhe konstaton se marrja e Agonset nga Shqipëria nuk ishte një ushtrim i ligjshem i kompetencave të saj proceduese hetimore. Prandaj, investimet e z. De Renzis, z. Beçhetti, zj. Grigolon dhe Hydro në Agonset u shpronësuan në shkelje të nenit 5 të Traktatit.

Për këto pretendime, në vendimin e Arbitrazhit janë cituar edhe deklaratat publike të Kryeministrit Edi Rama, i cili në vitin 2015 sulmonte Agon channel me akuza për pastrim parash, ndërsa kishte referuar në prokurori pikërisht një dosje ndaj sipërmarrësit Italian.

VENDIMI I ARBITRAZHIT

Më 9 qershor 2015, Kryeministri Rama deklaroi në Facebook dhe Tëitter,

 “Bllokimi i burimit të parave të pista që ushqejnë Agon Channel është një sukses!”

Më ose rreth datës 12 qershor 2015, Kryeministri Rama deklaroi sa vijon në një intervistë në kanalin televiziv Vizion Plus.

Nuk ka turp më të madh sesa të bësh “avokatin” e këtij kanali për hir të lirisë së fjalës, kur ky kanal fiket dhe ndizet me ndihmën e parave të pista. [...] Nuk ekziston një parim ku liria e fjalës ushqehet nga paratë e pista në formën e një televizioni komercial. Në atë rast duhet të jemi të kujdesshëm, nuk ka mëshirë.

 Më 17 qershor 2015, Kryeministri Rama u shfaq në programin “Opinion” të TV Klan dhe tha si më poshtë.

EDI RAMA

E kam thënë “si një sukses”, sepse ky lloj investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe këtyre njerëzve dëme të pallogaritshme, megjyqe të manipul uara dhe ndërkohë po mban peng qeverinë shqiptare me koncesionet, për të cilat nuk ka zbatuar asnjë nga kushtet.

Si rrjedhojë e kësaj fushate të stisur dhe nxitur nga Edi Rama, pasi nuk duronte dot kritikën që Agon Channel i bënte qeverisë së tij, Gjykata e Arbitrazhit i dha të drejtë biznesmenit Italian, duke e dënuar Shqipërinë me një gjobë të majme prej 100 milionë eurosh.

VENDIMI I ARBITRZHIT

Shqipëria duhet t'i paguajë Mauro De Renzis dëmshpërblim në shumën prej 46,751,000 € për shpronësimin e interesit të tij në Agonset. Shqipëria duhet t'i paguajë Stefania Grigolon dëmshpërblim në shumën prej 11,688,000 € përshpronësimin e interesit të saj në Agonset;  Shqipëria duhet t'i paguajë Francesco Becchetti-t dëmshpërblim në shumën prej 41,048,000 € për shpronësimin e interesit të tij në Agonset; Shqipëria do të paguajë 75% të kostove ligjore, të dëshmitarëve ekspert dhe kostove të shoqëruara të Paditësve, të përcaktuara në shumën prej 8,222,238.53 €;  Shqipëria do të paguajë 100% të kostove të arbitrazhit për të cilat Paditësit janë përgjegjës, të përcaktuara në shumën prej 645,183.42 USD; Shqipëria do të paguajë interesa me normën LIBOR + 3% të llogaritur çdo tremujor mbi shumat në paragrafët (3) deri në (8) më sipër nga 31 Marsi 2018 deri në datën e pagesës së plotë;

Pra, në total, vetëm nga gjyqi me Francesco Becchettin, për shkak të sulmit dhe vendimit të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e paligjshme të Agon Channel, u ka kushtuar shqiptarëve 109 milionë euro dëmshpërblim i drejtpërdretjë. Por, kostoja është dhe më e madhe se kaq. Siç, theksohet në vendim, pagesat do të kryhen me 3% interes për të gjithë vlerën, duke nisur që nga viti 2018, çka do të thotë se deri në momentin e ekzekutimit të plotë të marrjes së parave nga Beketi dhe ortakët e tij, shuma nuk do të jetë 109 milionë euro por mund të arrijë në vlera edhe më të larta.

Pas këtij vendimi, nxirret edhe një vendim sekuestro, i cili bllokoi asetetet e shtetit shqiptar jashtë vendit. vendimi u ekzekutua mbi llogaritë e kompanisë Albcontrol, e cila gjeneronte të ardhura nga taksat e trafikut ajror nëpërmjet Eurocontrol. Për këtë bllokim, Albcontrol dhe qeveria shqiptare bën padi në një gjykatë në Belgjikë, duke pretenduar se vendimi i seukestros së llogarive ishte padrejtë dhe se vendimi i bllokimit të llogarive po pengonte veprimtarinë e Albcontrol në Shqipëri. gjykata Belge, jo vetëm që i rrëzoi këto pretendime, por në vendim zbardh edhe një skandal, ku kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil në Shqipëri, dyshohet se dorëzoi dokumente të falsifikuara në procesin gjyqësor.

GJYKATES BELGE

ALBCONTROL dhe EUROCONTROL po përpiqen të demonstrojnë se sekuestrimi i kontestuar ka pasur pasoja negative financiare në trafikun ajror shqiptar. Deklarata e Drejtorit Menaxhues të ALBCONTROL, e paraqitur nga kompania si dëshmi, nuk përputhet me kërkesat e neneve 961/1 deri në 961/3 të Kodit Gjyqësor, pasi nuk përmend datën, vendin e lindjes ose adresën e autorit të saj, as nuk tregon se është përgatitur për t'u përdorur në gjykatë dhe se autori është në dijeni se dhënia e një deklarate të rreme e ekspozon atë ndaj dënimeve penale. Për më tepër, ajo nuk përfshin asnjë dokumentacion mbështetës për të verifikuar identitetin e autorit. Prandaj, për këto arsye, nuk mund të pranohet. Për më tepër, Gjykata vëren se kjo deklaratë nuk mbështetet nga asnjë dokumentacion përfundimtar, Drejtori i Përgjithshëm thjesht bën pohime. Asnjë provë nuk i mbështet pretendimet e tij, të cilat, për më tepër, kundërshtohen nga informacioni i disponueshëm publikisht. Në të vërtetë, sipas shtypit dhe deklaratave të Ministrit të Infrastrukturës së Shqipërisë, grevat e stafit të ALBCONTROL janë pasojë e uljes së pagave të shkaktuara nga kriza shëndetësore dhe jo për shkak të urdhrit të kontestuar të sekuestrimit. Në mënyrë të ngjashme, dokumenti i prodhuar nga EUROCONTROL gjithashtu nuk ka vlerë provuese. Nuk është as i datuar dhe as i nënshkruar, dhe autori i tij nuk identifikohet. Ai pretendon se përmban një "simulim teorik" bazuar në një mbyllje të plotë të hapësirës ajrore shqiptare gjatë vitit 2019, një periudhë para krizës shëndetësore, e cila është krejtësisht e parëndësishme për situatën në këtë rast.

Pra ky pohim i Gjykatës së Shkallës së Parë Frëngjishtfolëse të Brukselit, zbardhur nga emisioni plug eksluzivisht, përbën një skandal ku autoritetet shtetërore shqiptare, jo vetëm parqiten me dokumente false në gjyqet ndërkombëtare, por nëpërmjet këtyre veprimeve, dyshohet se krijojnë mundësinë që të humbin gjyqet në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar.