Profesionet që zgjedh rinia shqiptare/ Llazo: Pasioni dhe siguria financiare dilema kryesore, prindërit shpesh...

Në udhëkryqin më të rëndësishëm të jetës së tyre, të rinjtë shqiptarë përballen me një dilemë themelore: të ndjekin pasionin dhe ëndrrat e tyre apo të zgjedhin një profesion që garanton siguri financiare dhe një pagë të lartë.

Ky debat është i pranishëm në çdo familje dhe u analizua nga eksperta e arsimit dhe këshilluesja e karrierës, Ana Llazo, e ftuar në emisionin 'KUSH PAGUAN' në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli.

Sipas saj, të rinjtë sot janë më të informuar se më parë, por ende ekziston një hendek i madh në orientimin e tyre drejt degëve universitare dhe profesioneve të së ardhmes. 

Eksperta thekson se orientimi duhet të fillojë që në ciklin e nëntëvjeçar, për t’i ndihmuar të rinjtë në zgjedhjen midis gjimnazit profesional dhe atij të përgjithshëm. Programet e orientimit nuk duhet të jenë thjesht teorike, por të përfshijnë kontakte me profesionistë dhe bizneset e fushës përkatëse. Një zgjidhje ideale do të ishte krijimi i këshilluesve të karrierës të specializuar, pasi aktualisht këshillimi bëhet nga mësues që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për tregun e punës.

Roli i familjes mbetet i rëndësishëm, pasi shumë të rinj ndihen nën presionin e prindërve për të ndjekur degë të preferuara si mjekësia ose inxhinieria. “Së pari është ideja që duhet të marrësh një diplomë universitare, dhe jo të ndjekësh një arsim profesional, edhe pse kjo mund të sjellë më shumë të ardhura dhe perspektiva profesionale,” shprehet Llazo.

Ekspertja nënvizon gjithashtu se dilema thellohet nga informacioni i përzier që të rinjtë marrin nga familja, bashkëmoshatarët dhe media, duke e bërë zgjedhjen e karrierës një sfidë të madhe për gjeneratën e re.

Llazo: 

Atëherë, në fakt të rinjtë, bota zhvillohet dita ditës dhe janë më të informuar se ç'ishin më parë, por përsëri është një hendek i madh do të thoja unë, që ata kanë përsa i përket degëve që ata do të zgjedhin në universitet apo profesioneve të së ardhmes. Pra orientimi që kanë, pra për karrierën apo për zgjedhjen e profesionit të duhur, dhe dilema më e madhe që ato kanë, njëra dikur ka qenë, para disa vitesh, të studioj brenda Shqipërisë apo të studioj jashtë. Dhe pjesa tjetër është që cila është ajo degë që unë do të kem prespektivë në të ardhmen, e cila do të më ndihmojë në të dyja fushat, që unë të përparoj edhe të kem sukses në karrierë, por edhe të fitoj të ardhurat. Pra të jetë një profesion apo një punë e cila do të më shërbejë pra për të qenë, për të pasur një karrierë të suksesshme dhe për të qenë ndoshta edhe pjesë e tregut kombëtar por edhe pjesë e tregut ndërkombëtar.

Atëherë nga kontaktet që unë kam pasur, nuk mund ta them saktësisht me përqindje, po janë një pjesë e konsiderueshme të cilat, të cilët janë penduar për zgjedhjet që ata kanë bërë. Dhe kjo vjen si rezultat i mungesës së theksuar të orientimit apo të këshillimit të mirëfilltë të karrierës dhe gjithashtu informimit të duhur të programeve të studimit. Sepse bëhet në fakt një informim i përgjithshëm i maturantëve, të cilët, i cili ndodh në mos gaboj në këtë periudhë, pra në fund të marsit, në fillim të prillit, por unë mendoj që ky nuk është i mjaftueshëm, pasi ka pasur raste apo studentë të cilët kanë, ëh, kanë, pra zgjedhur një degë dhe në momentin që ata janë përballur me programin e studimit, mund të kenë hasur më pas, ëh, pendesë do të thoja ose edhe mungesë informacioni dhe janë penduar sepse nuk e shikojnë veten në atë fushë. 

Pyetja që ju bëtë në fakt është shumë e drejtë dhe shumë me vend dhe janë disa faktorë të cilët ndikojnë. Unë mendoj që së pari ky orientim apo këshillim duhet të nisë në një kohë shumë të hershme, pra sepse kjo është një lëndë që bëhet me zgjedhje në gjimnaz dhe unë do ta konsiderohet dhe si lëndë e dorës së dytë, pra nuk ka një, një rëndësi aq të madhe. Unë, ëh, unë mendoj që në ciklin nëntëvjeçar, sepse aty ndahet dhe zgjedhja ndërmjet gjimnazit profesional dhe gjimnazit të përgjithshëm, sepse kemi dhe zanatet pra, profesionet që tashmë dihet që tregu...

Po, dhe unë mendoj që në një moshë sa më të hershme të nisë, është aq më mirë, pra i ndihmon shumë dhe së dyti, programet të cilët nuk duhet të jenë thjesht teorike pra, ti t'i orientosh por duhet të fokusohen në kontakt ndoshta me biznesin, me një profesion të caktuar. Po, patjetër. Dhe këta të rinj duhet të informohen shumë mirë pra përsa i përket tregut të punës dhe zgjedhjeve që do që do bëjnë dhe gjëja ideale që konkretisht Shqipëria në fakt nuk e ka, do të ishte këshillues të mirëfilltë karriere, sepse pra lënda, këshillim për karrierë ose orientim për karrierë zhvillohet, por në fakt zhvillohet nga mësues të cilët janë deri diku të përgatitur por jo 100% sa do të ishte një këshillues i mirëfilltë karriere që e njeh më së miri tregun e punës.

Roli i prindit patjetër që është shumë i rëndësishëm dhe qëndron deri diku dhe një pjesë e mirë e të rinjve pra kanë atë presionin familjar do të thoja në thonjëza, pra që prindi e drejton e orienton, por unë gjithmonë do ta vendosja përsëri theksin aty ku unë e shikoj domethënë si problematikë që mund të zgjidhet deri diku pra, që më së miri të orientohen nga shkolla sepse përveç familjes më pas është edhe, idetë që ata marrin nga bashkëmoshatarët e tyre për shembull. Pra, bëhet një miks, një përzierje mendimesh dhe më pas dilema thellohet akoma më shumë.

 

Së pari është ajo ideja që akoma ekziston që duhet të marrësh një diplomë, sesa të ndjekësh një arsim profesional, pra ku ti mund të kesh, pra një dokument por... mund të kesh një profesion i cili mund të jetë më i vlefshëm në fakt, pra mund të fitosh më shumë të ardhura dhe mund të bëhesh dikush edhe nga ana profesionale, por unë do të, do të thoja në këtë rast është mjekësia, pra që është e preferuar nga prindërit, po që ka dhe alternativën për t'u larguar. degët e inxhinierisë deri diku, pastaj varet dhe nga preferenca e secilit prind, por mendoj që mësuesia nuk është, sepse ju e përmendët, jo nuk qëndron.