Policia dhunon pelegrinët në Malin e Tomorrit

Pelegrinazhi i sotëm në Malin e Tomorrit, nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi ka pasur edhe përplasje mes policë dhe pelegrinëve.

Në vendin ku pelegrinët kishin ngritur çadrat për tu akomoduar, policia ka vendosur që vendosë makinën ku do të hidheshin mbetjet.

Në këtë moment famlja që kishte ngritur çadrën aty pranë i ka kërkuar policisë që të zhvendosë makinën e mbetjeve, në këtë moment ka pasur dhe përplasje mes policisë dhe personave të pranishëm.

Një prej dëshmitarëve në vendngjarje ka deklaruar se policët kanë qëlluar me shkopa gjoba bashkëshortin dhe kunatin e saj.