Propozimi Rama-Vuçiç/ Shengen pa standarde? Gjipali: Shqipëria ende larg këtij realiteti

Drejtori ekzekutiv i European Movement Albania, Gledis Gjipali, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka theksuar se çdo propozim për përfshirjen e Shqipërisë në zonën Schengen Area mbetet i vështirë për t’u realizuar pa përmbushjen e standardeve të forta demokratike.

Sipas tij, përveç kritereve teknike, Bashkimi Europian kërkon maturi politike, shtet ligjor funksional dhe respektim të të drejtave të njeriut, duke përjashtuar çdo mundësi për përfitime pa reforma të thella.

Gledis Gjipali: Është një propozim i cili i përbashkët, i cili u hodh në, në publik dhe sigurisht si çdo propozim, pritet për të marrë dhe reagimet për të testuar situatën. Deklarata e cila përgjigjet komisionerja Kos, është e qartë që ëh, një zgjidhje e tillë, në radhë të parë do të ishte e vështirë. Pra, nuk i është futur dhe elementëve të tjerë, në lidhje me heqjen e vetos, pra mundësinë për mos të votuar apo çështjen e komisionerëve. Por, vetë si proces, pra për t'u futur në Shengen dhe në tregun e përbashkët, sidomos pjesa e Shengenit është pothuajse e pamundur, sepse dhe vende të cilat janë anëtarësuar, si Rumania apo Bullgaria, i janë dashur mbi 15 vjet nga aplikimi në Shengen për të, për të qenë pjesë.

Kriteret e zonës Shengen janë shumë më të forta, se kriteret e anëtarësimit. Pra janë kritere ekstra... Shengeni ka dhe aspekte teknike shumë të forta, të cilat janë, janë të vështira për t'u, për t'u arritur. Por mendoj që ka dhe një element tjetër mbi të cilin nuk u shpreh komisionerja Kos, por ka pasur reagime të ndryshme, ndër të tjera dhe, dhe deputeti gjerman që dëgjuam pak më parë, që nuk mund të aksesosh tregun apo zonën e lirë të lëvizjes, Shengenin, duke anashkaluar standardet demokratike të vendit, të cilat janë kushti themelor dhe në negociata, kapitulli themelor, kapitujt themelorë kanë pikërisht këto aspekte. Pra nuk bëhet fjalë që do t'i marrësh vetëm, vetëm të mirat dhe nuk do të, të kontribuosh apo të arrish standardet kryesore në sa i takon shtetit ligjor, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut e të tjerë. Kjo është e pamundur në Evropë, dhe sidomos me çfarë ka ndodhur me disa vende anëtare, të cilat kanë pasur hapa mbrapa në proceset e tyre demokratike, gjë që është kthyer në kosto ndaj Bashkimit Evropian. Dhe kjo është një nga ato frikat kryesore që dhe pengojnë zgjerimin, që vendet që synojnë anëtarësimin nuk janë të maturuara mjaftueshëm demokratikisht për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për standardet teknike, por për zhvillim të mjaftueshëm, maturim, pjekuri të shoqërisë demokratike, respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Po, sepse dhe po të shohim zhvillimet e viteve të fundit, Shqipëria, po dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë një akses të gjerë në tregun e përbashkët evropian. Kjo dhe nëpërmjet marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që ne kemi firmosur dhe kemi në fuqi tashmë që prej 2009-ës. Ne kemi në masën mbi 90% të mallrave, tregti të lirë me Bashkimin Evropian, pra pa dogana, pa taksa shtesë. Ne eksportojmë dhe importojmë pa taksa të tilla. Mjafton të arrish standardet për produktet që ne eksportojmë. Pra, aksesi në tregun e përbashkët evropian ne tashmë e kemi, jo 100%, por në një masë shumë të madhe. Nuk do të sillte ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm do të themi, nëse ne do të arrinim vetëm këtë gjë duke hequr dorë nga ato standarde të rëndësishme të shtetit ligjor, demokratike që kërkohen për t'u arritur.