‘Po goditet nga Rama për ‘Ballukun’/ Tela: SPAK të reagojë ose të vërë çelsin! Çështja ‘Gjoka’, e qartë…
Gazetari dhe analisti Andi Tela, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për zhvillimet e fundit me drejtësinë shqiptare, ku sot pasdite, SPAK njoftoi se në mënyrë skandaloze ka kërkuar mbylljen e çështjes së gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka Maneku Shpata edhe pse kjo e fundit rezulton e dënuar dhe dëbuar nga Greqia, me dokumenta dhe vendime zyrtare të gjykatave të vendit fqinj.
Duke u ndalur te çështja ‘Gjoka’, Tela theksoi se kjo çështje ka qënë e qartë që prej ditës 0, kur janë bërë publike dokumentat e dënimit dhe dëbimit, por në fund ngel një çështje brenda drejtësisë.
Një tjetër pikë ku u ndal analisti ishte çështja ‘Balluku’, ku Tela theksoi se SPAK po goditet nga qeveria Rama dhe se duhet një reagim i shpejtë nga ana e prokurorisë së posaçme.
‘Por kjo që është çështje shumë më e rëndësishme është SPAK-u o duhet ta rikthejë prapë çështjen atje ku ishte, o pastaj të vëri çelësin’, u shpreh Tela.
Biseda në studio:
Tela: Reforma në drejtësi që është bërë këtu. Ne gjithë kohën merremi me 3%-shin, nuk merremi me 97-ën, pra me dosje të pafundme me njerëzit që zvarriten në gjykata.
Kjo prodhoi argument gjatë gjithë këtyre viteve, disa peshq të mëdhenj u kapën, u çuan përpara drejtësisë apo janë duke pritur drejtësinë.
Pyetja është që gjithë këtë debat publik që prodhoi çështja Balluku, në fund të ditës SPAK-u mund të ketë ende mbështetjen e njerëzve dhe të thotë, SPAK-un po e godet qeveria, po e godet Edi Rama. Problemi është se si do reagojë SPAK-u.
Meço: Dhe ne jemi ende në pritje.
Tela: Patjetër. SPAK-u duhet të reagojë. Cili mund të jetë reagimi? Duhet të gjejë provat e tjera për ta çuar çështjen...
Meço: Ngaqë morëm këtë provë tjetër sot…(pushimi i çështjes nga SPAK për dënimin dhe dëbimin e gjyqtares Irena Gjoka Maneku Shpata)
Tela: Kjo çështja tjetër, po të thoja, është çështja brenda drejtësisë. Le ta zgjidhin brenda drejtësisë. Është e qartë që nga dita zero...
Por kjo që është çështje shumë më e rëndësishme është SPAK-u o duhet ta rikthejë prapë çështjen atje ku ishte, o pastaj të vëri çelësin edhe...