‘Jemi të gatshëm për çdo betejë’/ Muriqi: Nëse do kemi penallti ndaj Sllovakisë, do ta gjuaj vetë
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë.
Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi tha se janë gati për çdo betejë, ndërsa nesër pret një ndeshje të barabartë.
“E dimë rëndësinë e ndeshjes. Kemi patur tri stërvitje të mira për neve. I dimë pikët e dobëta dhe të forta të Sllovakisë. Nesër e pres një ndeshje të barabartë. Ne jemi të gatshëm për çdo betejë”, tha Muriqi
Kosova përballet me Sllovakinë nesër nga ora 20:45 në Bratislavë në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Kapiteni Vedat Muriqi u pyet nëse do ta gjuajë penalltinë nesër ai, nëse do të ketë.
“Shpresoj që do të ketë ndonjë penallti nesër dhe patjetër që do ta gjuaj unë. 100% e sigurt dhe jam i gatshëm”, tha Muriqi.