Falja e Irena Gjokës/ Peka: Nga një dosje te tjetra, besimi tek SPAK po bie. Nuk ka më asnjë justifikim

Eksperti i sigurisë dhe juristi Avenir Peka, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi funksionimin e SPAK dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme të bujshme në vend.

Peka duke folur për dosjen e Irena Gjokës për dënimin në Greqi, që SPAK ka vendosur ta pushojë, u shpreh se, në role të ndryshme si jurist, avokat dhe qytetar, ka tentuar vazhdimisht t’i japë SPAK-ut ‘benefitin e dyshimit’, por sipas tij, një sërë rastesh konkrete e bëjnë të vështirë këtë qëndrim.

Ai përmendi rastin e Irena Gjoka, për të cilin tha se është i njohur për publikun dhe se mënyra si është trajtuar ngre dyshime për çështje të tjera më pak të dukshme. Më tej, Peka iu referua edhe çështjes së Olsi Rama, duke theksuar kontradiktat mes deklarimeve dhe përfundimeve të SPAK-ut. Ai përmendi gjithashtu dosjen e inceneratorëve dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe çështjen e AZHBR lidhur me fondet e Bashkimit Europian.

Një tjetër shqetësim i ngritur ishte edhe raportimi për një sulm kibernetik që dyshohet se ka fshirë arkiva të rëndësishme të Këshillit të Ministrave para vitit 2022. Peka kritikoi gjithashtu fokusin e SPAK-ut në disa raste të caktuara, ndërkohë që, sipas tij, çështje me ndikim më të madh ekonomik dhe publik mbeten pa hetim të plotë. Ai përmendi edhe emra si Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri, duke i lidhur me zhvillime që, sipas tij, kërkojnë vëmendje më të madhe institucionale.

‘Edhe si jurist, edhe si avokat, edhe si profesionist, edhe si qytetar, edhe si analist, gjithmonë jam munduar t'i jap SPAK-ut mundësinë, benefitin e dyshimit. Por ndodhin ngjarje të tilla siç është Irena Gjoka, që nuk ka shqiptar që nuk e dinë se kush është, dhe dalin e amnistojnë edhe ngrejnë, dhe pastaj dalin pyetje të tjera.

Kur bëhen këtë me Irena Gjokën që e dinë të gjithë shqiptarët, po me dosjet e tjera që nuk i dimë, çfarë bëjnë?

Mundohem të justifikoj SPAK-un me Irena Gjokën, po pastaj më del dosja e Olsi Ramës. Ndërkohë që ai deklaron në SPAK që unë kam kaluar kufirin njëherë me makinën me trafikantë, SPAK-u deklaron që, SPAK-u konkludon që nuk ka kaluar asnjëherë.

Mundohem ta justifikoj SPAK-un me Olsi Ramën, shkoj tek 17 VKM-të e kryeministrit për rastin e inceneratorit.

Mundohem ta justifikoj me inceneratorin, shkoj te dosja e AZHBR-së të korrupsionit me fondet e Bashkimit Europian.

Mundohem ta justifikoj me atë, shkojmë te dosja e kësaj që ishte Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Shkojmë te dosja e Olta Xhaçkës.

Mundohem ta justifikoj me dosjen e Olta Xhaçkës, shkojmë te Belinda Balluku.

Mundohem ta justifikoj me Belinda Ballukën, shkoj te AKSHI.

Vetëm sot ka dalë një njoftim që hakerimi, ashtu i quajtur iranian, ka fshirë të gjithë arkivin e Këshillit të Ministrave nga 2022-shi e përpara. Po flas, ka fshirë 17 VKM-të e e dosjes.

Mundohem prapë të justifikoj SPAK-un dhe më del SPAK-u duke u marrë me të brendshmet e një femre dhe nuk merret me miliardat që ka bërë Erion Veliaj.

Mundohem të justifikoj SPAK-un, del Saimir Tahiri atje, ndërtues, ndërtuesi më i madh në Tiranë. Mundohem të justifikoj SPAK-un, ngado që të kthehem, më dalin këta.

Mundohem të justifikoj SPAK-un dhe më dalin më shumë para korrupsioni që pastrohen në Tiranë sesa para droge, se para droge.

Mundohem të justifikoj SPAK-un dhe më del që rritja galopante e korrupsionit në Shqipëri ka ndodhur pas 2019-ës. Mundohem të justifikoj SPAK-un dhe s'kam se si e justifikoj.

Mundohem të justifikoj SPAK-un me mbështetjen ndërkombëtare dhe mbështetja ndërkombëtare del Martha Kros, një spiune e shërbimesh sekrete.

Mundohem të justifikoj SPAK-un, del ajo, Mogherini, prapë një e arrestuar për korrupsion. S'ke nga sillesh, çfarë do të bësh?’, u shpreh Avenir Peka në SYRI TV.