Dokumentet që rrëzojnë SPAK dhe Irena Gjokën/ Saraçi: Prokura tregon se ka qenë në dijeni të dëbimit dhe dënimit…
I ftuar në emisionin Task-Forcë në Syri TV, gazetari Romir Saraçi ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK lidhur me trajtimin e çështjes së gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas tij, dokumentet dhe faktet e bëra publike tregojnë se Irena Gjoka ka qenë në dijeni të procedurave ndaj saj në Greqi, ndërsa reagimi i institucioneve, sipas tij, ngrenë dyshime për standardet dhe transparencën në sistemin e drejtësisë.
Romir Saraçi: Njoftimi i SPAK-ut njëherë për aq sa e njohim ne si gazetarë është skandaloz, që është Irena Gjoka e dënuar në Greqi e ka pranuar dhe vetë Irena Gjoka duke ju justifikuar me faktin që nuk kisha dijeni. Por edhe që Irena Gjoka ka pasur dijeni, e di sot publiku, e dinë edhe më shumë prokurorët e SPAK-ut. Zonja Kalaja citoi pjesën e prokurës së lëshuar dhe për ta sqaruar për opinionin publik, për të qenë të qartë që pse Irena Gjoka e ka ditur shumë mirë që ka qenë e dënuar në Greqi dhe madje e ka ditur dhe para se të dënohej. Pra, që në momentin e dëbimit. Regjia duhet të ketë dy dokumente. Sa i përket një nga dokumentet është formulari, është një nga formularët e vetëdeklarimit që mban, mban datën 22.4.2016. Pra është një nga formularët e deklarimit ku deklarohet, nuk është, nuk deklaron që nuk ka qenë dëbuar dhe nuk ka qenë dënuar. Tani, Irena Gjoka për herë të parë është dëbuar në 2002-shin dhe në 2003-shin. Në krahun e majtë, në mes të ekranit është prokura që ka lëshuar për avokatin për të ndjekur këto çështje në Greqi. Dhe mban datën 31.3.2003.
Kështu që di, dëbimin, që ta bëjmë shumë të qartë dhe të thjeshtë për publikun. Di që është dëbuar, e konfirmon me shkresë zyrtare dhe këtë dokument e ka SPAK-u. Le ta vërtetojë SPAK-u ç'është i falsifikuar dhe të akuzojë zonjën Irena Gjoka për falsifikimin e kësaj prokure. Tani, prokurën e kemi të firmosur nga zonja Gjoka, që ka ditur që është dëbuar dhe që është në një proces gjyqësor dhe dy vite pas kësaj prokure, ka marrë dënimin në Greqi për pjesën, për pjesën e falsifikimit të pashaportës. Pra nuk ka nga të lëvizë fare që Irena Gjoka ka qenë në dijeni të dëbimit, sepse i është komunikuar gojarisht edhe me shkresa nga ana e autoriteteve në pikat doganore, dhe është e konfirmuar dhe pjesa që ka pasur, sepse ka lëshuar prokurë për të ndjekur këtë çështje në Greqi dhe nuk ka avokat idiot, nuk ka avokat idiot që qenka marrë si pretendon për ta shitur, që qenka marrë me pjesën administrative në Ministrinë e Brendshme dhe nuk qenka marrë me çështjen gjyqësore.
Por këto janë fiks ato standardet që ndiqen, që të del më mirë mos u paraqit në gjykatë, bëj sikur nuk e di dhe është hi syve edhe dhe ndaj drejtësisë atje për t'i shpëtuar, por dhe ndaj drejtësisë këtu. Është skandaloze ky veprim që ndërmerr sot SPAK, sepse kjo ka edhe një tjetër anë shumë negative, sepse është ai sinjali i parë që i jepet ILD-së, e cila pas këtij vendimi të SPAK-ut do shkojë po prapë në të njëjtën linjë. Dhe përveç zotit Maksuti, unë, në mos e pafsha gabim, është i angazhuar personalisht si prokuror çështje dhe zoti Altin Dumani. Nëse nuk ka qenë i përfshirë direkt, është një çështje që e ka ndjekur sipas informacioneve që mua më sjellin.