Falja e Irena Gjokës/ Kalaja: Provat janë injoruar, SPAK nuk më thirri si kallëzuese, do kërkoj drejtësi…
SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj gjyqtares Irena Gjoka Maneku Shpata, pavarësisht provave për dënim dhe dëbim të saj në Greqi dhe mosdeklarim në formularët zyrtarë.
E ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja e cilësoi vendimin si të paprecedentë dhe një tregues të degradimit të sistemit të drejtësisë. Sipas saj, çështja nuk lidhet vetëm me një individ, por me një fenomen më të gjerë që, në vlerësimin e saj, ka prekur funksionimin e drejtësisë në vend.
Kalaja deklaroi se nuk është njoftuar zyrtarisht për vendimin e prokurorit, ndonëse, sipas saj, ligji parashikon që kallëzuesi duhet të informohet dhe të jetë pjesë e procesit. Ajo theksoi se ka depozituar disa kallëzime penale që lidhen jo vetëm me gjyqtaren, por edhe me funksionarë të tjerë dhe familjarë të saj, të bashkuara në një procedim të vetëm.
Sipas avokates, në dokumentacionin e paraqitur prej saj përfshihen prova për dënime penale dhe administrative në shtetin grek, si dhe raste dëbimi, të cilat, sipas saj, nuk janë deklaruar në procesin e vetëdeklarimit dhe të vetingut.
Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për konflikt interesi në shqyrtimin e kërkesës së SPAK, duke argumentuar se çështja mund të trajtohet nga gjyqtarë të së njëjtës gjykatë ku ushtron detyrën edhe subjekti i hetimit.
Kalaja paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Kalaja:
Faleminderit për ftesën dhe realisht të falenderoj shumë ty personalisht, të gjithë televizionin e Syrit, për këtë hapësirë të duhur që i keni bërë gjithë denoncimeve që unë kam bërë lidhur me rastin e Irena Gjokës, por edhe denoncimeve të tjera, sepse realisht asgjë nuk lidhet me emrin e kësaj gjyqtare me disa mbiemra, por lidhet me fenomenin që ka degraduar sistemin e drejtësisë në pikën ku jemi sot. Në fakt, unë sapo lexova dhe njoftimin, se më erdhi nga disa drejtime duke e ditur që unë jam marrë shumë me këtë çështje. Ndërkohë që unë përpara disa javëve i kam dërguar një kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sepse nuk mundet të hetohet një pozicion kaq i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, një pozicion që ka rrezikshmëri shumë të lartë në manipulimin, prishjen, helmimin e provave, por sidomos në intimidimin e dëshmitarëve, pa u pezulluar kjo gjyqtare dhe ne vijmë sot në këtë vendim, jo vetëm antiligjor dhe antikushtetues, por është shuplaka më e madhe që ka rrëzuar jo vetëm të tërë atë reformën në drejtësi, por mbi të gjitha vetingun që u bë për të përdorur të gjithë magjistratët në duart e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën e radhës.
Jo, unë nuk jam njoftuar. Ligji e parashikon që unë duhet të njoftohem. Pra, në moment që prokurori i SPAK-ut merr vendimin e pushimit të çështjes, duhet të njoftohet kallëzuesi i cili në procedurë quhet viktima dhe po kështu unë duhet patjetër të jem pjesë edhe e procesit gjyqësor, sepse jam unë që e kam iniciuar. Më shumë edhe për informacion të publikut, ose për rikujtesë të publikut, ndaj Irenës me disa mbiemra nuk ka vetëm një kallëzim penal, por janë edhe tre kallëzime të tjera që lidhen me komisionerët e Komisionit të Pavarur të Vetingut, me ministrin Ulsi Manja dhe me familjarët e Irena Gjokës. Pra janë gjithsej katër kallëzime të bashkuara në një kallëzim të vetëm dhe mbi të gjitha, pavarësisht këtyre argumentave në këndvështrimin tonë por edhe në referim të dispozitave ligjore, argumentave fallco, argumenta të pabazuara në provat që unë kam depozituar por edhe në ligj, tregojnë që jo vetëm i gjithë sistemi është në degradim maksimal.
Prokurori i çështjes është Bledar Maksuti, një nga njerëzit ose krahu i djathtë i Altin Dumanit. Në fakt ndihem shumë e keqardhur, ndihem shumë e zhgënjyer sepse jo se unë nisur nga këto rezultatet e SPAK-ut, fatmirësisht për fatin tim të mirë unë pardje në emisionin tuaj dhashë opinionin tim për këto raste, por të bëhet kaq kaq me arrogancë, kaq me papërgjegjshmëri për të për të ushtruar detyrën, për të ushtruar funksionin e lartë të një prokurori të SPAK-ut, mua më duket e papranueshme, e pamoralshme, e turpshme dhe nuk di çfarë epiteti tjetër t'i vë.
Sepse unë sot kam njohur vetëm kërkesën e prokurorit për pushim. Kjo është një kërkesë e cila në aspektin procedural nuk ka vlerë pa vendimin e gjykatës. Pra SPAK-u i kërkon gjykatës. Tani hajde të bëjmë një analizë kur themi me këmbë në tokë. Te kush gjykatë do të shkojë kjo kërkesë? A do të shkojë te gjykata e Irena Gjokës? A duhej pra minimalisht KLGj-ja dhe ILD-ja ta pezullonte këtë gjyqtare derisa të mbaronte hetimin? Por ndërkohë që kjo gjyqtare me paturpësi dhe me pamoralitetin e saj, dje la në burg ish-presidentin, ish-kryeministrin Meta dhe sot iu bë dhuratë pushimi i çështjes.
Domethënë, unë përpara gjykatës do ta bëj patjetër, por unë dua t'i bëj me dije publikut që çështjen do ta gjykojë një kolege e Irenës me disa mbiemra. Dhe unë nuk kam pritshmëri që kjo kolegia, patjetër që unë nuk do ta lë çështjen as në gjykatën e posaçme të shkallës së parë, as në apel dhe do ta vazhdoj deri në gjykatën e Strasburgut. Tani t'i kthehemi pyetjes që më bëri i nderuari Tela. Unë ju falenderoj shumë se kjo ka vlerë shumë edhe për publikun. Irena me disa mbiemra ka patur dy herë detyrimin për ta deklaruar. Ka patur detyrimin për të deklaruar në momentin e vetingut, pra është detyrim për ligjin e dekriminalizimit. Dhe në këtë formë, ne jo më kot ju drejtuam prokurorisë së përgjithshme, e cila vendosi që kjo gjyqtare i duhej ndërprerë mandati për shkak të mosdeklarimit jo vetëm të dënimit penal, jo vetëm të dënimit administrativ, pra ka dy dënime në shtetin grek, por ka dhe dy dëbime, i nderuar zoti Tela.
Çfarë ka ndodhur me dëbimet? Po marrim në konsideratë se gjoja prokurori i çështjes nuk paska dijeni për veprimet që ka bërë gjyqtarja në rastin e dënimit dhe paska qenë në padijeni. Ne kemi depozituar një prokurë të vitit 2003. Prokura përveç se është e falsifikuar, sepse është deklaruar sikur ka qenë në martesë me zotin Stefanaj Gjoka, ndërkohë që gjatë vetingut martesën e ka deklaruar në 2006-ën dhe bashkëjetesën në 2005-ën. Dhe në 2003-shin është e njëjta gjyqtare ose subjekt i ligjit të dekriminalizimit, e cila ka autorizuar një avokat grek për të hequr dy ekspulset. Pra, detyrimi ligjor, përveç çështjes penale që me provat dhe me vetë analizën dhe relacionin që ajo ka paraqitur në KLGJ, tregon qartazi që ka pasur dijeni, sepse në fund të relacionit ajo thotë që kjo çështje është pushuar, është amnistuar në shtetin grek. Dhe nëse ne heqim dorë, në thonjëza, nga deklarimi për dënimin, janë dy ekspulse.
Është ekspulsi i 2002-shit, është dhe ekspulsi i 2003-shit, ose dëbimet. Dhe nëse kthehemi te formulari i dekriminalizimit, ka një kolonë më vete, përveç se ka një kolonë më vete të dënimit të formës së prerë, por ka edhe nëse ke qenë ndonjëherë në proces penal, në gjykatat shqiptare apo të huaja, edhe kjo është falsifikuar. Dhe pyetja tjetër, a je dëbuar ndonjëherë nga një vend i huaj, edhe kjo është mohuar nga ana e gjyqtares. Për të mos përmendur pastaj që në kallëzimet shtesë janë depozituar të gjithë aktet e falsifikuara që kjo gjyqtare me disa mbiemra ka gënjyer përpara KPK-së, ka gënjyer përpara KPA-së dhe ka kaluar vetingun me urdhër politik. Kështu që prokurori i ka pasur të gjithë provat aty, ka pasur detyrimin ligjor për të më thirrur dhe mua si kallëzuese.
Pra, nëse prokurori, në thonjëza po e them, ka bërë hetimet gjatë gjithë kësaj kohe, është detyrimi primar që të më thërrasë mua me cilësinë e kallëzuesit, sepse i kam sjellë të gjithë provat dhe mbi të gjitha i kam kërkuar që dhe vetë SPAK-u t'i bëjë letër porosi shtetit grek dhe të vërtetojë që Irena me disa mbiemra ka patur dijeni të plotë. Ndërkohë, edhe për dijeninë e publikut, në raste precedente, asnjëherë gjykatat, qoftë edhe gjykata e lartë, nuk kanë marrë në konsideratë faktin ke patur apo jo dijeni. Por gjyqtarët, pra kolegët e Irenës me disa mbiemra, janë dënuar penalisht edhe janë shkarkuar nga detyra.