Gjimshiti u jep zemër kuqezinjve: Është një rast i madh, do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr
Berat Gjimshiti, në rolin e kapiteni të Kombëtares, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së “Play-off”-it të Botërorit me Poloninë, e cila do të luhet nesër bë Varshavë në orën 20:45.
Mbrojtësi kuqezi deklaroi: “Eksperienca në ndeshjet e fundit të Kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin.
Kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr.
Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë”.