SYRI TV/ Ish drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj 2 orë në SPAK për rrëmbimin e Gerond Meçes, ja çfarë deklaroi
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është marrë në pyetje për dy orë këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. E shoqëruar nga avokatët e saj, Kërçanaj ka dhënë deklarime si person nën hetim për herë të parë. Në dalje të SPAK, ish-zyrtarja e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe grup të strukturuar kriminal, refuzoi të komentonte për mediat.
Burime bëjnë me dije se Karçanaj ka deklaruar para prokurorit Bledar Maksuti dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, se nuk ka asnjë dijeni për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.
E teksa është dokumentuar me pamje filmike në zyrën e Ergys Agasit duke paracaktuar tendera, Karçanaj është përpjekur tua hedhë fajin vartësve të saj duke thënë se këto procedura janë bërë nga grupet e punës dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Njëra prej këtyre të fundit, Hava Dalibashi në kohën kur ish-shefja e saj merrej në pyetje, mbërriti në SPAK për të respektuar masën detyrim paraqitje.
Deri të martën e 24 marsit, Delibashi ndodhej në arrest shtëpie njësoj si KArçanaj, por iu ndryshua në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Shkak u bë shtatzania e saj që bindi togat e zeza të hiqnin arrestin e shtëpisë. Dhjetorin e kaluar, SPAK goditi një grup të strukturuar kriminal në krye të AKSHI-t me 8 anëtarë, ku përfshihej edhe Karçanaj e Delibashi dhe biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj si dhe zv drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili. Miliona euro tha SPAK u zhvatën përmes skemave të paligjshme nga këta persona, në tenderat që zhvillonte AKSHI.