'Burgosja e Ilir Metës, hakmarrje politike e Edi Ramës' - Blushi: Protestat do përshkallëzohen
Ilir Meta është “thjesht dhe vetëm një i burgosur politik, i marrë peng dhe i rrëmbyer në mënyrë mafioze nga Edi Rama, thotë sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në një intervistë për gazetarin Arnold Kariqi në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv
“Duhet të jesh naiv të besosh që gjykatat të cilat 24/24 janë nën shantazhin e SPAK-ut, se gjyqtarët të cilët rastësisht i përzgjedh shorti edhe në rastin e zotit Meta, edhe në rastin e zotit Berisha, edhe në rastin e zotit Fatmir Mediu mund të bëjnë drejtësi. Sot Ilir Meta është thjesht dhe vetëm i burgosur politik, i marrë peng, i rrëmbyer në mënyrë mafioze nga Edi Rama, kundër të cilit sot nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, nuk ka asnjë mesazh, asnjë mesazh komprometues. Në qoftë se do t'i krahasojmë me mesazhet e Palloshit të gjatë apo e kujtdo tjetër, nuk ka asnjë telefonatë të interceptuar edhe pse zoti Meta shumë mirë e ka ditur se ka qenë 24/24 gjithashtu në survejim në pritje që ai apo me shpresën e marrë të Edi Ramës dhe të SPAK-ut nën kontrollin e tij që ai të kryente një vepër penale,, siç kanë qenë pothuajse shumica e drejtuesve të të Partisë së Lirisë. Nuk ka asnjë akt, nuk ka asnjë vendim, nuk ka asnjë provë, thjesht dhe vetëm Ilir Meta mbahet aty sepse ky është interesi politik, kjo është një hakmarrje’ thotë ai.
Blushi thotë se protestat e opozitës do të përshkallëzohen.
“Protesta e 22 marsit ishte një protestë masive, e cila sigurisht që do të përshkallëzohet sepse tanimë në kushtet kur i gjithë shteti është marrë peng nga ë krimi i organizuar, siç e faktoi edhe afera e AKSH-it, kur dëmet në raport me sigurinë kombëtare që i ka bërë Edi Rama këtij vendi janë më të mëdha se ato se çfarë mund të na bënte Irani. Sepse atë që nuk e bëri dot Ajatollahu e bëri më së miri Ergyis Agasi. Pra, vodhi të gjithë ë sistemin e sigurisë, sistemin TIMS e vodhi, ju dha nga Edi Rama aksesin në të gjithë sistemin e e sigurisë. Pra atë që nuk e bën dot hakerat iranianë e bëri shumë mirë Edi Rama.
E gjithë kadastra sot është në duart e një banditi që është ende në në arrati. Sikundër çdo zyrë shteti sot, sigurisht çdo komisariat policie, është në duart e krimit. Ndaj për ta lidhur dhe me fillimin e këtij bashkëbisedimi, kemi të bëjmë me një regjim të pangjashëm në në në në kontinentin tonë. Një regjim i cili qoftë edhe në dukje, në raport me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, më vjen keq ta them por nuk është dot i krahasueshëm as me Rusinë e Vladimir Putin”