Takimet në Uashington/ Mediu: Kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni e bën të pamundur garantimin e zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një vizite zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Mbrojtjes dhe kongresmenë amerikanë, ku ka paraqitur shqetësimet e opozitës për situatën politike në vend. Në qendër të diskutimeve ka qenë gjendja e rënduar e krimit të organizuar, korrupsionit dhe pamundësia për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa ka propozuar si zgjidhje të vetme ngritjen e një qeverie teknike.
Në takimet e zhvilluara, përfshirë ato me asistent sekretarin e shtetit, Brendan Hennehan, Mediu tha gjatë një interviste në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, se ka diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Ballkan, rolin e NATO-s dhe sigurinë rajonale.
Një ndër pikat kryesore të ngritura ka qenë shqetësimi për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga KFOR-i në Kosovë, një lëvizje që, sipas tij, do të nxiste agresivitetin serb dhe do të cenonte stabilitetin.
Problem kryesor i paraqitur përpara partnerëve amerikanë ishte kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni, çka e bën të pamundur garantimin e një procesi zgjedhor demokratik. Përballë kësaj situate, Mediu ka shtruar nevojën për një zgjidhje të ngjashme me atë të zbatuar në Maqedoninë e Veriut, duke propozuar krijimin e një qeverie teknike. Ai shpjegoi se ky propozim nuk nënkupton ndarje pushteti me qeverinë aktuale, por largimin e kontrollit politik nga administrata shtetërore dhe policia, për të siguruar neutralitetin e tyre gjatë procesit zgjedhor.
Sipas Mediut, pala amerikane ka shprehur shqetësim serioz për situatën, gjë që dëshmohet edhe nga organizimi i seancave dëgjimore në Kongres për Shqipërinë dhe përfshirja e Ballkanit në akte ligjore si “National Defense Authorization Act” si një rajon problematik për shkak të ndikimeve malinje të huaja dhe korrupsionit. Sipas tij, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një objektiv që mund të arrihet vetëm përmes një administrimi teknik dhe të paanshëm të procesit.
Arnold Kariqi: drejtpërdrejtë për t'u ndalur në zhvillimet aktuale, takimet e opozitës sigurisht përfaqësuesve të lartë të saj me ndërkombëtarët vijojnë, qoftë ato europian, po ato, por edhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me funksionarë të lartë të shtetit atje, me kongresmen, por jo vetëm. E kemi parë dhe e keni pasqyruar edhe në rrjetet sociale, në media takimet që keni zhvilluar me faktorë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pikë së pari, cila ishte axhenda e këtyre takimeve dhe tema e diskutimit?
Fatmir Mediu: Atëherë, në kuadër të asamblesë parlamentare të NATO-s, Komiteti i Mbrojtjes zhvilloi një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë kuadër të këtyre takimeve dhe diskutimeve, u zhvilluan në ditën e parë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, me përfaqësues të lartë të departamentit që merren me politikat e Departamentit të Shtetit për të referuar dhe për të diskutuar pikërisht rreth zhvillimeve të fundit politike, konflikteve që janë, pozicionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi i parë ishte me zotin Brendan Hennehan, që është asistent i sekretarit të Departamentit të Shtetit dhe pastaj edhe me zëvendës asistentin e sekretarit për të folur pikërisht përsa i përket zhvillimeve në raport me Evropën, NATO-n, por edhe për Ballkanin.
Dhe në çështjen që ka të bëjë me Ballkanin, unë u ndala pikërisht në problemin që ka të bëjë me Kosovën, një shqetësim të ngritur nga disa kongresmenë për tërheqjen e trupave amerikane nga KFOR-i, i cili për gjykimin tim dhe në diskutim që pata, sjell një problem jo të vogël, të një lloj gjallërimi të ndjesisë serbe për të vazhduar konfliktet, domethënë për shkak sepse mendojnë që një tërheqje amerikane mund të jetë një favor për ta. Domethënë, politikat e tyre agresive, sidomos duke parë zhvillimet e fundit që ata kanë bërë në investime në mbrojtje, të cilat në kuadrin më të madh janë investime ofensive. Dhe po ashtu, një pjesë tjetër e diskutimit ishte pikërisht edhe mënyra e organizimit të vendeve të NATO-s në rajonin e Ballkanit për të ndërtuar një dimension NATO, një bashkëpunim ushtarak, politik, edhe ndoshta edhe një përfitim ekonomik nga ky bashkëpunim i vendeve të NATO-s në Ballkan.
Dhe këtu dua të ndalem që të ritheksoj që për fatin e keq, politika e ndërtuar nga zoti Rama gjithë këtë kohë përsa i përket Ballkanit nuk ka qenë aspak politikë e bashkëpunimit me vendet e NATO-s, por ka qenë bashkëpunim me Serbinë, i cili ka krijuar një kosto jo të vogël në raport me Kosovën, por në raport me interesin kombëtar shqiptar në rajon. Më tej pastaj kemi pasur diskutime edhe në institucione të tjera të rëndësishme me departamentin e mbrojtjes apo departamentin e luftës siç quhet sot me zëvendës sekretarin e departamentit të mbrojtjes. Diskutime pastaj edhe në kongres me kongresmenë rreth strukturës dhe këtyre problemeve që kemi të bëjmë me Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Më tej kam zhvilluar në mënyrë të veçantë edhe në takimet e mia si përfaqësues i opozitës me përfaqësues të kongresit.
Në vazhdim të asaj që ka nisur muajin e parë, në Komisionin e Jashtëm, ku është diskutuar për Shqipërinë dhe për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për Shqipërinë është diskutuar çështja e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe në këtë kuadër kemi zhvilluar diskutimet më tej për të parë se ku është zgjidhja e mundshme përsa i përket kësaj situate dhe zgjidhje nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe nëpërmjet mundësisë së një qeverie teknike. Këtë e kam diskutuar me të gjithë ata kongresmenë të cilët i kam takuar si përfaqësues i opozitës dhe jo në kuadrin e Asamblesë Parlamentare.
Arnold Kariqi: Cili ishte reagimi i amerikanëve zoti Mediu kur i flisni për situatën e korrupsionit, krimit të organizuar, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri?
Fatmir Mediu: Absolutisht që ka një shqetësim...
Arnold Kariqi: Domethënë. Kanë shqetësim?
Fatmir Mediu: Po për sa kohë organizohet një seancë dëgjimore në Kongres edhe përfshihet dhe Shqipëria, padyshim që ka shqetësim. Po ashtu po të lexosh edhe të vështrosh me vëmendje, National Defense Authorization Act, i miratuar nga Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Trump, qartësisht Ballkani përcaktohet si një vend shumë problematik të ndikimeve të huaja, të ndikimeve keqdashëse të Kinës, të Rusisë, apo edhe të problemeve të mëdha të krimit dhe të korrupsionit. Dhe është kërkuar dhe Departamentit të Shtetit që të paraqesë një platformë të qartë për luftën kundër korrupsionit në rajonin e Ballkanit. Edhe luftës kundër trafikut të drogës edhe karteleve të drogës. Këto janë fenomene të cilat shkatërrojnë në thelb jo vetëm një, si të them unë, raportet e brendshme të shtetit, demokracinë, ndikimin në ekonomi, nëpërmjet pastrimit të parave, ndikimin në procesin zgjedhor, por krijojnë një problem shumë të madh edhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë sesa rajoni i Ballkanit.
Dhe në këtë kuadër patjetër që përbën një shqetësim. Ajo që është e rëndësishme në diskutimin që unë pata nuk është vetëm thjesht fakti që kush janë problemet në Shqipëri, sepse ato dihen tashmë nëpërmjet raporteve të Departamentit të Shtetit, nëpërmjet raporteve të shumta, shërbimeve të informacionit që ata kanë. Problemi më i madh është zgjidhja dhe zgjidhja duhet të vijë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dhe në shpjegimin e protestës së opozitës është pikërisht rritja e ndërgjegjësimit ndërkombëtar, por edhe të atij qytetar shqiptar për të mos pranuar një realitet të tillë, i cili nuk ka të bëjë as me kushtetutshmërinë, as me ligjin, nuk ka të bëjë as me qytetarët shqiptarë, as me të ardhmen evropiane dhe as me atë standart që duhet të ketë një vend anëtar i NATO-s. Kështu që në këtë kuadër, duke pasur parasysh edhe atë çka ka ndodhur në Maqedoni për një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe suksesin që ajo pati, domethënë është propozuar dhe është diskutuar nga ana ime, por është bërë dhe pjesë e diskutimit gjatë seancës dëgjimore, pikërisht ideja e një qeverie teknike, e cila unë besoj është një ide jashtëzakonisht e dobishme. Por dua të theksoj këtu që ngelet shumë e rëndësishme elaborimi i kësaj qeverie teknike. Se të flasësh në Shtetet e Bashkuara për qeveri teknike, është një gjë që nuk ka të bëjë me sistemin e tyre kushtetues. Dhe në këtë pikëpamje është e rëndësishme që opozita duhet të shpjegojë qartësisht që qeverisja teknike nuk është ndarje e pushtetit me Edi Ramën, por qeverisja teknike është heqja dorë e pushtetit politik nga kontrolli i shtetit dhe sidomos nga kontrolli i procesit zgjedhor nëpërmjet një strukture teknike, e cila për një periudhë kohe të caktuar garanton që policia të bëjë detyrën e vet dhe të mos jetë e përzier në fushatën elektorale….