Berisha: Elisa kërkon debat të hapur në shpellën e mafies! Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona
'Elisa kërkon debat të hapur në shpellën e mafies' deklaroi kryetari i PD-së duke komentuar reagimin e Spiropalit, pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, lidhur me mungesën e saj në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Balluku.
Berisha u pyet nga gazetarët në konferencën për median sot në selinë PD.
Anisa Kadesha: Z. Berisha, a keni një koment për debatet e brendshme të PS, të cilat u bënë dje publike përmes replikave në distancë të Spiropalit dhe Ballës?
Sali Berisha: Komenti im është ky, Elisa kërkon qiqra në hell. Elisa kërkon në shpellën e mafies debat të hapur.
Pra, kjo është shprehja më e butë që mund të përdorja për kërkesat e Elisës.
Kërkon debat të hapur për Lubinë dhe ia kërkon Taos debatin, në një kohë që e di se Skënderbuçi i saj është kryekëput, është, të themi, Lubia me pantallona.
Ky është komenti.