Tjetërsoi pronën në zonën e Livadhit/ EMRI - Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun socialist të Himarës, lidhur me dosjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhit në Himarë.
Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie.
Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.
Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos, 4263 metra sipërfaqe toke.
Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollano kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.