Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon dorëheqjen e Ministres së Turizmit

Nga Alba Kepi

Brenda pak orësh pas dy dorëheqjeve të rëndësishme në qeverinë italiane, reagon KM Giorgia Meloni e kërkon dorëheqjen dhe për ministren e turizmit

Në këtë atmosferë politike të nxehtë, në një notë publike të shpërndarë Kryeministrja Meloni ka pranuar dorëheqjet e zyrtarëve të lartë dhe *ka kërkuar që të njëjtën përgjegjësie institucionale të ndjekë edhe Daniela Santanchè, Ministre e Turizmit.

Meloni “shpreh vlerësimin për dorëheqjet e fundit” dhe shkruan se shpreson që ministrja Santanchè të ndjekë “të njëjtën linjë të ndjeshmërisë institucionale”.

Ky kërkesë publike për dorëheqje e lidhur drejtpërdrejt me humbjen e referendumit vjen ndërkohë që Santanchè ka qenë prej muajsh nën hetime gjyqësore për shkelje të ndryshme financiare, përfshirë akuzat për falsifikim bilancesh dhe akuza të tjera penale të lidhura me aktivitetet e saja private. 

Një çështje e gjerë politike dhe juridike

Ministrja Santanchè ka qenë nën presion politik për më shumë se një vit. Ajo është nën hetim për akuzat e falsifikimit të llogarive, dhe në të kaluarën Senati ka refuzuar një mocion mosbesimi kundër saj megjithatë debati politik dhe presioni publik kanë vazhduar.  

Kërkesa e Meloni-t për dorëheqjen e Santanchè-së, në kontekstin e humbjes elektorale të referendimit, duket si një lëvizje për të qetësuar opinionin publik dhe për të shmangur shpërndarjen e mëtejshme të qeverisë, e cila tani është përballë një krize politike dhe reputacioni.  
Në javët e ardhshme, këtë situatë pritet ta ndjekin edhe zhvillime të reja në skenën politike italiane, përfshirë debatet për stabilitetin e qeverisë Meloni dhe pritshmëritë për zgjedhjet e vitit 2027.