Joan Garcia kryeson listën e portierëve në LaLiga për përqindjen e pritjeve

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, po shkëlqen këtë sezon në LaLiga 2025/26, duke regjistruar përqindjen më të lartë të pritjeve mes portierëve me të paktën 10 paraqitje, me 79% sukses në pritje.

Në krahasim, portieri i Real Sociedadit, Alex Remiro, ka shënuar përqindjen më të ulët në këtë kategori, me vetëm 62%. Megjithatë, të dy portierët janë përfshirë në listën e përfaqësueses së Spanjës për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Këtë sezon, Garcia ka luajtur 36 ndeshje, ka pësuar 35 gola dhe ka mbajtur 15 herë portën të paprekur, duke treguar konsistencë dhe siguri në qëndrën e tij. Performanca e tij ka bërë që ai të konsiderohet një nga elementët kyç të Barcelonës dhe një kandidat i fortë për të qenë titullar edhe në kombëtare.

Ky rekord nënvizon rëndësinë e portierit për suksesin e skuadrës në një kampionat kaq konkurrues si La Liga.