Diskutimet mbi luftën në Iran, ‘vëmendja’ te celularët – Ja si Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Itali ruhet nga përgjimet
Teksa në Itali diskutohej mbi luftën në Iran nga Këshilli i Lartë i Mbrojtjes, gjatë mbledhjes ra në sy një detaj në dukje thuajse i pavëmendshëm, por me një domethënie të madhe në aspektin ushtarak.
Teksa Këshilli u mblodh për të diskutuar strategjitë e sulmit dhe mbrojtjen në rast agresioni, siç mund të shihet edhe në foto, të gjithë celularët e të pranishmëve në takim, janë të mbështjellë me zarfe izolues.
Kjo bëhet në mënyrë që bisedat të mos mund të përgjohen apo të përdoren si mikrofon, si dhe për të parandaluar çdo mundësi filmimi.