EMRI/ Dënohet ‘skifteri’ shqiptar, terrorizoi Francën për më shumë se 5 vite

Një 38-vjeçar shqiptar u dënua të martën në Francë me katër vjet burg për 72 grabitje dhe tentativa grabitjeje, midis korrikut 2019 dhe dhjetorit 2024, në të gjithë Francën. Ilir Dodaj ishte kthyer në tmerrin e banorëve në disa zona të Francës

Një shtetas shqiptar është dënuar me 4 vite burg të plotë në Francë, pasi u shpall fajtor për 72 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje në disa qytete të vendit.

Gjykata në Allier ka dhënë vendimin ndaj shqiptarit Ilir Dodaj, i cili akuzohej për një seri të gjatë vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje të kryera në pjesë të ndryshme të Francës.

Sipas mediave franceze, ai kishte organizuar dhe realizuar dhjetëra grabitje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Prokurorët thanë se ai ishte një ‘hajdut profesionist’.

Dodaj u arrestua më 24 dhjetor 2024 në Belgjikë, ndërsa po bëhej gati të fluturonte për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga gjyqtari hetues.

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se aktiviteti kriminal ishte i shtrirë në disa zona dhe se i dënuari kishte kryer vjedhje të shumta për një periudhë të gjatë, derisa u arrestua dhe u nxor para drejtësisë.

Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi dënimin me 4 vite burg të plotë, duke e konsideruar të rëndë numrin e madh të veprave penale dhe përsëritjen e tyre në disa rajone të vendit.

Ky është një tjetër rast i trajtuar nga drejtësia franceze në kuadër të luftës kundër vjedhjeve dhe krimit të organizuar, ku autoritetet po ashpërsojnë masat ndaj autorëve të veprave penale.