6 vite pas tërmetit: Familja Islami në Laç ende pa banesë

Në Kurbin, në lagjen numër 2 në Pallatin 89, një rast i mbetur pa zgjidhje prej 6 vitesh pas tërmetit të vitit 2019 tregon  mungesën e ndërhyrjes institucionale në Kurbin, duke e lënë një familje prej vitesh  pa një zgjidhje konkrete

Dila Islami, pronare e apartamentit në Pallatin 89, thotë se prej më shumë se 6 vitesh ka bërë ankesa të shumta pranë Bashkia Kurbin, por situata e saj mbetet e pandryshuar. Pavarësisht dëmtimeve të rënda nga tërmeti i vitit 2019, nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për rikonstruksion apo strehim alternativ.

Sipas saj, për tre vite me radhë ka përfituar një bonus qiraje në vlerën totale rreth 126 mijë lekë në muaj, por më pas ndihma është ndërprerë.

Vendimi për ndërprerjen, sipas pretendimeve të saj, ka ardhur në një periudhë fushate zgjedhore dhe është justifikuar me arsyen se ajo nuk rezulton më banore e Kurbin-it, por e Lezhës

Ndërsa institucionet vijojnë të japin të njëjtat arsyetime, Dila Islami mbetet ende në pritje të një zgjidhjeje konkrete.