'PS, parti e marrë peng', Hysni Gurra: Në pushtet nuk janë socialistët e ndershëm, por një sekt kleptokratik, mafioz
Ajo që përflitej në korridoret e politikës për sherret brenda ‘Rilindjes’ së Edi Ramës ka shpërthyer në publik.
Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka reaguar publikisht pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, lidhur me mungesën e saj në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Balluku.
I ftuar në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri TV, kryeredaktori i Syri.net, Hysni Gurra thotë se reagimi i Spiropalit nuk është një incident i izoluar, por një simptomë karakteristike e pakënaqësive të akumuluara. Ky episod nxori në pah atë që ndodh brenda në PS, krizë, spastrim dhe vendime jo kolegjiale por të marra vetëm nga Rama dhe të cilat ata I mësojën vetëm kur ai i bën publike
Hysni Gurra: “Kemi një krizë ka brenda PS. Partia Socialiste që kemi njohur ka vdekur që në 2009. Pas humbjes së zgjedhjeve me ndryshime statuore, Edi Rama nuk dha dorëheqjen, nuk pranoi dorëheqjen edhe bëri spastrim të të gjithë figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste që mund ta rrezikonin.
I fundit prej tyre që tentoi ishte Ben Blushi, të cilin nuk e bleu dot gjatë kohës që e kishte rivalitet brenda partisë, e bleu mbasi iku.
Është simptomë karakteristike e regjimeve kleptokratike kjo shfaqje që po shohim. Unë nuk mendoj që Elisa ka mundësinë dhe ka fuqinë që ta rrezikojë pushtetin e Edi Ramës, por një domethënie e rëndësishme është shprehja publike e saj, përgjigja publike e saj ndaj Taulant Ballës, tregon dhe bëhet e ditur që socialistët vetë, të parët, ta kuptojnë që në partinë e tyre nuk ka vendimmarrje kolegjiale. Nuk ka pasur asnjëherë vendimmarrje kolegjiale. Elisa Spiropali nuk e ka thënë deri sot sepse nuk i ka qenë cënuar pushteti i saj. Në momentin e parë që ju cënua pushteti, doli dhe e tha, po kjo nuk do të thotë se ndodhi për herë të parë. Aty të gjithë i marrin vesh vendimet kur shpallen publikisht nga Edi Rama. Dhe më sinjifikativja e kësaj është kjo e Lamallarit. E mbani mend kur i tha që do bëhesh ministër i Brendshëm dhe u mbyt ai me, zhdërroi kollaren. Pra, megjithatë është në një situatë Partia Socialiste që zien nga brenda.
Qëndrimi i palëkundur i kryeministrit Rama për të mos larguar ministren Belinda Balluku ka shërbyer si një katalizator për rritjen e tensioneve.
Gazetari: Ka rryma apo jo?
Hysni Gurra: Po sigurisht që ka rryma, se ne po përmendim vetëm Elisa Spiropalin, por është edhe Fatmir Xhafaj, që s'i është përgjigjur publikisht Taulant Ballës por që nuk ka qenë dakord me mosdorëzimin e Belinda Ballukut. Nga ana tjetër është Arben Ahmetaj, një faktor edhe pse jashtë Shqipërisë, edhe jashtë PS-je, është një faktor shumë i rëndësishëm brenda Partisë Socialiste.
Edhe Erion Veliaj do ta bashkoja me Fatmir Xhafën. Lëvizjet e Fatmir Xhafës dhe të Erjon Veliajt përherë ne i kemi parë që kanë qenë të sinkronizuara. Prania sot në skenën politike ende e Fatmir Xhafajt, është falë Erion Veliajt.
Sepse Edi Rama e flaku në rrugë, në fund të listës dhe e nxorri Erjon Veliaj. Pra këto rryma, këto korrente brenda Partisë Socialiste ekzistojnë, janë shumë më të forta sesa në partitë e tjera, por duke qenë se kanë edhe pushtetin dhe kanë mundësi që t'i shuajnë, t'i bllokojnë, i bllokon Edi Rama këto. Shpërfaqja e tyre do jetë pak më e vështirë, por do të ndodhë. Partia Socialiste, e ka thënë dhe vetë Edi Rama në mbledhjen e fundit që i ka kërcënuar, ka sharë Spiropalen, i ka sharë këta të tjerët të gjithë aty.
Ju ka thënë që Partia Socialiste ka mbaruar. Pra de facto ka thënë që është e shkatërruar. Po ika unë, ju keni mbaruar. Pra, në fakt kjo është vërtet Partia Socialiste. Edi Rama e ka çuar në një pikë që ajo parti ekziston sa të jetë ai. Në momentin që ai do i lëkundet pushteti, aty do plasë një krizë e madhe dhe fraksionet sepse ata janë edhe të fuqishëm ekonomikisht. akti që ky nuk dorëzon Ballukun, i ka krijuar edhe më shumë kokëçarje, sepse Belinda Balluku ka pasur shumë rivalitet brenda Partisë Socialiste. Ka qenë një nga njerëzit e bindur që ekzekutonte vendimet e Edi Ramës me sy mbyllur, gjë që nuk pranohet nga një pjesë e mbetur aty se kush ka mbetur më aty tani që ta rrezikojnë Edi Ramën.
Jo më kot Edi Rama e bëri partinë me zeqinera. E mbushi me zeqinera për ditë të tilla, për ta pasur sa më pak të rrezikuar pozicionin e vet si kryetar partie. Po aty nuk ka zgjedhje, ai nuk shkon në zgjedhje. Pra, tani po bën një përgatitje për të shkuar në forume, për të zgjedhur forumet e partisë dhe mendoj që do ngrihen këtë herë, do ngrihen mjaft njerëz të rëndësishëm, figura publike të rëndësishme të Partisë Socialiste, po marrim Ahmetajn, Malajn, Petro Koçin, Spiropali, nuk e di a mund të jetë Spiropali lider i kësaj lëvizje.
Gazetari: Mundet të jetë?
Hysni Gurra: Po me ç'po shohim tani që me këtë kurajo publike që ka, edhe mund të jetë. Aty mjafton të dalë një njeri dhe të thotë një socialist, nga këta po themi emrat që përmendëm, dhe të thotë që socialistët nuk janë në pushtet. Sot në pushtet është një sekt kleptokratik, mafioz, i lidhur vetëm me 1-shin e partisë, me Edi Ramën. Çfarë i thonë Partisë Socialiste emrat e ekzekutivit sot? Asnjë ministër nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Asnjë drejtues, drejtorish të rëndësishme nuk ka lidhje me Partinë Socialiste, me bazën e Partisë Socialiste.
Për Gurrën PS është një parti e marrë peng nga Rama dhe sot në pushtet nuk janë socialistët, por një “sekt kleptokratik e mafioz” i lidhur vetëm me kryetarin, ndërsa asnjë ministër apo drejtor i rëndësishëm nuk ka më lidhje me bazën e partisë.
Hysni Gurra: Pra, mjafton dikush që t'ua evidentojë këtë brenda forumeve të partisë dhe mbështetjen e ka të garantuar, sepse nuk pajtohen as socialistët më me këtë lloj pengmarrje të partisë së tyre. Sigurisht ky është një proces i gjatë pastaj që futet në një vetëpastrim të dhimbshëm të Partisë Socialiste, siç ka ndodhur edhe në kohën e Fatos Nanos, që kjo parti e ka bërë një proces të tillë dhe ka katarsis dhe ka ardhur koha e unë besoj që do të bëhet patjetër kjo.