Noa Lang shmang amputimin e gishtit, gati të rikthehet në fushë: Nuk mund të luaj PlayStation për pak kohë...

Noa Lang ka shpëtuar nga amputimi i gishtit pas një prerjeje të thellë gjatë ndeshjes së Champions League kundër Liverpool-it. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së kthimit të 1/8-ve, kur sulmuesi goditi me forcë monitorët reklamues pranë fushës dhe u nxorr me barelë.

Menjëherë u dërgua në spitalin e Liverpool-it ku iu nënshtrua operacionit. Megjithë frikën fillestare, gjendja e tij përmirësua shpejt, duke i mundësuar Langut të përgjigjej edhe në thirrjen e kombëtares holandeze.

Megjithatë, ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Norvegjisë, ndërsa ekziston mundësia të rikthehet për miqësoren me Ekuadorin. Mjeku i Galatasaray-t, Yener Ince, theksoi: “Nuk bëhet fjalë për amputim të plotë, por lëndimi është i rëndësishëm. Ekipi ynë mjekësor e monitoron vazhdimisht dhe jemi në kontakt me stafin mjekësor të kombëtares.”

Vetë Lang qetësoi tifozët, duke thënë për Ziggo Sport: “Gishti im i madh është plotësisht i ruajtur, kjo është më e rëndësishmja. Nuk do të mund të luaj PlayStation për pak kohë, por mund ta bëj më vonë. Fatmirësisht, gjithçka që më duhet është të mund të luaj futboll. Kam vetëm disa vështirësi me dushin dhe gjëra të tilla.”

Ish-lojtari i Napoli, u pa në stërvitje me një fashë të dukshme në gishti, duke marrë pjesë rregullisht në seancat e kombëtares holandeze për përgatitjet e ndeshjeve miqësore.