Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

Pas një viti pezullim, qytetarët shqiptarë pritet të kenë sërish mundësi të aplikojnë për programin e lotarisë amerikane, i njohur si Diversity Visa Lottery, për edicionin e vitit 2027.

Sipas njoftimeve zyrtare nga U.S. Department of State, janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e abuzimeve me aplikime të shumëfishta apo fiktive.

Ndër risitë kryesore përfshihen:

Vendosja e një tarife simbolike aplikimi prej rreth 1 euro

Detyrimi për të pasur një pasaportë të vlefshme në momentin e aplikimit

Dorëzimi i një fotografie të kohëve të fundit

Kërkesa për identifikim më të saktë të aplikantit

Po ashtu, janë bërë disa ndryshime teknike në formularin e aplikimit, si zëvendësimi i termit “Gender” me “Sex” dhe përdorimi i “Date of Birth” në vend të “Age”.

Këto masa synojnë të garantojnë që aplikimet të jenë autentike dhe të verifikueshme, duke kufizuar aplikimet e pasakta ose të shumëfishta.

Aplikimet për lotarinë amerikane 2027 pritet të hapen gjatë periudhës shtator–tetor 2026, ndërsa numri i përfituesve do të mbetet i pandryshuar. Megjithatë, për shkak të kritereve më të rrepta, pritet një proces më selektiv për aplikantët.