Ardit Zeneli: Rama në presion politik e ndërkombëtar, opozita intensifikon aksionin

Redaktori i Syri.net, Ardit Zeneli, i ftuar në emisionin A Krasta Show, e ka interpretuar situatën aktuale politike si një moment vendimtar për opozitën në përballjen me qeverinë.

Sipas tij, deklaratat e liderit të opozitës lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet në Kuvend dhe me akuzat për mbrojtje politike ndaj korrupsionit, ndërsa thekson edhe një intensifikim të aksionit opozitar në arenën ndërkombëtare.

Ardit Zeneli: Unë e shoh në aspektin politik, thirrja e liderit të opozitës që jemi në kilometrin e fundit, në betejën me Ramën, me qeverinë e Ramës dhe me korrupsionin, mendoj se i afrohet tek pjesa e seancës në kuvend ku Rama mbrojti me kartonat e narkodeputetëve, deputetëve hajdutë e të korruptuar, mbrojti zëvendësen e tij Balluku nga drejtësia, nga një arrest i mundshëm i saj. Duke pasur frikërat e të tjerat domethënë, që normalisht drejtësia dëshmonte, është në paradhomën e tij dhe frika e tij qëndron se do i shkojë te dhoma vetë. Kështu që në këtë aspekt, në këtë moment ishte dhe kufiri, që unë e kam lexuar tek pjesa e deklaratave të liderit të opozitës që i tha deri këtu thotë, tani thotë drejtpërdrejtë është përgjegjësia e Edi Ramës sepse u faktua dhe u zyrtarizua ajo që opozita kishte denoncuar.

Tek kjo pjesë unë do shtoja pak edhe pjesën e aspektit ndërkombëtar, për shembull, se direkt në këto momente kemi parë që opozita ka avancuar shumë mirë në denoncimin e farsës zgjedhore, të paktën për 11 majin, ku është faktuar dhe është zyrtarizuar edhe me deklaratat e OSBE-së, që këtu s'kemi pasur zgjedhje, kemi pasur një parti-shtet që opozita ka kandiduar me një parti-shtet dhe jo me një parti normale. Kështu që në këtë aspekt unë e shoh dhe si revansh të opozitës në aspektin ndërkombëtar këtë lloj aksioni. Vetëm javën e parë kishim disa delegacione nga Partia Demokratike ku lideri Berisha ishte vetë në, në forumin e EPP-ve, Partive Popullore Europiane. Gjithashtu një delegacion tjetër ishte në Bundestagun gjerman. Gjermania ka qenë një nga aktorët dhe faktorët shumë të fortë për momentin që kanë kërkuar me ngulm mbrojtjen e punës së SPAK-ut apo dhe avancimin e këtyre dosjeve.