", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/24/auto_marta1774380618.png", "width": 900, "height": 593 } }

Kos ‘rrëzon’ planin Rama-Vuçiç: Më duket se nuk e dinë sa shumë reforma duhen në fushën e sundimit të ligjit

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur në një forum të organizuar nga portali i njohur Politico, rrëzoi projektin e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç për një integrim jo të plotë në BE.

Rama dhe Vuçiç kërkuan që BE t’i ofrojë Shqipërisë dhe Serbisë anëtarësimin e pjesshëm vetëm në tregun e përbashkët dhe në zonën Shengen.

Por Kos tha se nuk është e sigurt nëse këta liderë e dinë se sa shumë reforma duhen realizuar, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, për t’u bërë pjesë e Shengenit apo tregut të përbashkët.

Ajo tha se procesi i reformave është i vështirë në çdo rast.

Analistët dhe ekspertët mendojnë se Rama dhe Vuçiç duan një anëtarësim të tillë të pjesshëm pasi besojnë se do të shmangin reformat në fushën e sundimit të ligjit.

Në këtë mënyrë ata mendojnë se do të tolerohen të vazhdojnë vjedhjet dhe korrupsionin, por edhe abuzimin me të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtën e votës.

Kjo nuk është hera e parë që Brukseli rrëzon planin e tyre.