Noka: Largimi i dy këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës u bë sepse kanë punuar për PS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me shpifjet, trillimin dhe dezinformimin e medieve të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Sqarim për opinionin publik!

Lidhur me dezinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës sqarojmë sa vijon:

Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe nga strukturat e PD lokale me kërkesë të degës PD, Durrës e cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.

Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partine Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit te degës PD, Durrës ka punuar për PS.

Çdo interpretim tjetër është trillim.