‘Ndërhyrjet dhe shantazhet në drejtësi s’janë rastësore’/ Bushkolaj: Nëse ndikon një qytetare, imagjinoni krimin
Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj, është përfshirë në një skandal pas akuzave për komunikime me përmbajtje seksuale ndaj një qytetareje që iu drejtua prokurorisë. Rasti ka nxitur shqetësime mbi etikën dhe integritetin e tij.
Redaktori Elkier Bushkolaj në emisionin Task Force në Syri TV vuri në dukje se problemi shtrihet më gjerë, duke përfshirë ndikime dhe seleksionime të dyshimta në sistemin e drejtësisë, ndërhyrje në dosje hetimore dhe lidhje të mundshme me grupet kriminale dhe interesat e partnerëve ndërkombëtarë. Ai nënvizoi se skandali nuk është një rast i izoluar, por tregon një problem më të gjerë në funksionimin e drejtësisë dhe reformës në Shqipëri.
Bushkolaj gjithashtu lidhi situatën me precedentë të tjerë, duke përmendur dosje të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, duke paralajmëruar se fenomeni i shantazheve dhe ndërhyrjeve në drejtësi ka kohë që ekziston në vend.
Bushkolaj:
Patjetër që mund të jetë spinuar lajmi që ka pasur ndërhyrje nga nivele më të larta dhe është normale se fundi i ditës reforma në drejtësi është një produkt që mbrohet me thonj. Deri dje mbrohej edhe nga kjo qeveri, mbrohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë si investim i tyre dhe nuk e vë në dyshim faktin që ka pasur ndërhyrje. Por janë disa gjëra që ne duhet t'i themi.
Duke qenë se arma ime më e fortë nuk është legjislacioni si dy zotërit në studio, unë i rikthehem armës time që kam memorien dhe redaksinë e lajmeve. Para reformës në drejtësi, ne kishim disa prokurorë dhe gjykatës që, të paktën nëse e kujtojmë dosjen 184, guxuan dhe vendosën nën përgjim kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e pjesshme në Dibër dhe na vunë në dispozicion një dosje, manual të shkëlqyer për krimin zgjedhor. Ndodhi kjo reforma në drejtësi, u bë ky seleksionimi për mua krejt selektiv, qoftë në aspektin krahinor, në aspektin fetar dhe mbi të gjitha në aspektin profesional, vetingu, dhe pastaj na erdhi një strukturë e re e prokurorie dhe një GJKKO e re dhe një sistem drejtësie ku nuk guxohet të thirret emri i kryeministrit pavarësisht se del në të gjitha dosjet e bujshme.
Qoftë me dosjet e korrupsionit, pra që është Partizani, dosja Meta, qoftë në dosjet e krimit të organizuar, madje dhe në dosjet e partnerëve ndërkombëtarë në Belgjikë. Dhe sot e kësaj dite emrin e tij nuk e kemi parë të paktën të thirrur në SPAK, pra si si personazh, praninë e tij fizike në SPAK pavarësisht se të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë nga 2013-ta dhe deri tani, kanë parakaluar aty dhe vijojnë të... dhe vijojnë të parakalojnë. Tani, këtu jemi tek seleksionimi se si janë bërë këto anëtarë të KLP-së, anëtarë të KLGJ-së. Çfarë ndodh? Është një panoramë e thjeshtë dhe një ekuacion i thjeshtë. Nëse një qytetare pa ndonjë lidhje të caktuar apo pa ndikim, arrin që të krijojë këto kontakte dhe ta ketë nën shantazh një anëtar të KLP-së, imagjinoni ju se çfarë bën një grup kriminal që trafikon deri në 8 miliardë euro kokainë nga Amerika Latine deri në vendet e Bashkimit Europian.
Pra çfarë do të thotë? Ne këtu kemi diskutuar dhe për dosjen e Elbasanit, konkretisht ka qenë dosja e Suel Çelës, dhe ne pamë se si kishte ndërhyrje në polici, se si kishte ndërhyrje në prokurori, se si kishte ndërhyrje në gjykatë. Ndërhyrjet ishin për të mbrojtur bashkëpunëtorët e grupit, ndërhyrjet ishin për të dëmtuar apo për të vështirësuar pozitat ligjore të kundërshtarëve apo të rivalëve. Dhe për këtë nuk ka më dyshime. Nga gjithë kjo histori, mua më kujtohet një shprehje e Alison Guerreros, ish të dashurës së McGonigal, që është në atë pjesën dhe në atë dosjen që flet për çështjen e pastrimit të parave në ndërtim por mbi të gjitha fotoja që McGonigal i dërgon një mikut të tij dhe i thotë që me reformën në drejtësi, në Shqipëri do të ketë mundësi të jashtëzakonshme. Dhe këto mundësitë e jashtëzakonshme unë e gjykoj që lidhen me atë që është pastrimi i parave në ndërtim dhe në turizëm dhe me aferat korruptive...
Tani duhet të dal në një pikë tjetër. Pse erdhi tani kjo çështje? Kjo më krijon një përshtypje që nuk jemi rastësisht në këtë periudhë. Ne ka kohë që kryeministrin Edi Rama e kemi parë si kundërshtar të ashpër të disa grupeve në sistemin e drejtësisë. Unë nuk hyj tek ata njerëz që besoj që SPAK-u apo drejtësia ka ndryshuar, përkundrazi. Por unë hyj te një pakicë njerëzish që besoj që nga partnerët ndërkombëtarë për interesat e tyre ekonomikë, ashtu siç kanë vepruar në raport me dosjet e krimit të organizuar që kanë ushtruar presion ndaj SPAK-ut, ndaj GJKKO-së, ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj të gjitha instancave ligjzbatuese shqiptare, tani për arsye ekonomike, për kompani gjermane, për kompani amerikane, për kompani belge apo italiane, janë duke ushtruar një presion karshi SPAK-ut si një investim i tyre dhe i GJKKO-së që të avancohet në raport me disa dosje hetimore. Dhe tani ka ndodhur e kundërta.
Deri tani nuk kanë pasur një reagim nga qeveria. Tani janë në kushtet kur përballë SPAK-u, pavarësisht ndërhyrjes së këtyre ndërkombëtarëve, ka përballë një qeveri që vendos çdo kapacitet, qoftë qeverinë, qoftë partinë, qoftë parlamentin, të gjitha instancat shtetërore nën mbrojtje për të mbrojtur korrupsionin. Pra, ne prandaj jemi në këtë situatë. Por sulmi... sulmi për mua tani nuk është i rastësishëm dhe unë nuk e lidh fare me këtë personazh. Në fund të ditës mos harrojmë që ne para pak ditësh, ne patëm një vendim shumë të rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese, që lidhej me fatin e zonjës Balluku. Edhe aty u aludua për video. Çfarë do të thotë? Do të thotë që nuk jemi në kushtet e rastit të izoluar, jemi përballë një fenomeni që vë në pikëpyetje patjetër gjithë reformën, por mbi të gjitha na ekspozon mënyrën se si funksionojnë gjërat në Shqipëri dhe mënyrën se si funksionon drejtësia.
Shantazhet ka kohë që janë. Nisin për ndërtimet, pastaj te pagat, pastaj te çështja Balluku, pastaj te liritë, të drejtat e njeriut deri te ju pre barku dhe për paraburgimin e shqiptarëve që ka 13 vjet që apelon.