Teknikët ‘dorëhiqen’ nga dorëheqja. Do qëndrojmë deri në....

Ministrat e dorëhequr teknikë do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. Në një intervistë për Tv Klan zv/kryeministrja Ledina Mandia thotë se do të mbajnë postet e tyre ashtu siç e parashikon kushtetuta deri në zëvendësimin e tyre nga parlamenti.

Mandia nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre për të garantuar zgjedhjet e lira, pasi sipas saj me përfshirjen e tyre në qeveri gjatë procesit zgjedhor janë frenuar shumë fenomene që cenonin standardet e zgjedhjeve edhe pse thotë së janë minimale.

Zv/kryeministrja e dorëhequr teknike hedh poshtë akuzat e kryeministrit sipas te cilit raporti përmbledhës i të propozuarve të Bashës në qeveri për zgjedhjet, është hartuar pikërisht në zyrën e këtij të fundit.

Qëndrimin për 3 muaj në postet e tyre edhe pse marrëveshja politike parashikonte që detyra e tyre përfundonte me përfundimin e zgjedhjeve, Mandia e justifikon zvarritjen e raporteve monitoruese nga ministri dhe insitucionet e tjera.

Pavarësisht se thotë se gjatë mandatit të tyre monitorues në qeveri, iu janë vendosur një sërë barrierash, Mandia e cilëson si eksperiencë të vlefshme përfshirjen e ministrave teknikë që sipas saj teknikisht mund të vleje për tu aplikuar edhe në të ardhmen.