Referendumi që tronditi Italinë/ Kepi: Kambanë alarmi për Melonin, zëri i qytetarëve ka qenë mjaft i fortë!
Qytetarët italianë kanë rrëzuar me votë propozimin e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, duke i dhënë asaj një goditje të rëndë politike, pavarësisht popullaritetit të lartë që gëzon në sondazhe.
Propozimi, i shtyrë fort nga mazhoranca qeverisëse, parashikonte një sërë ndryshimesh strukturore, përfshirë ndarjen e karrierës mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimin e një Këshilli të dytë të Lartë të Magjistraturës (posaçërisht për prokurorët) dhe themelimin e një gjykate të re disiplinore për të vlerësuar performancën e magjistratëve.
E ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, gazetarja Alba Kepi tha se një nga pikat më të debatuara ishte propozimi për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Magjistraturës, duke kaluar nga sistemi i votimit brenda kategorisë në një sistem përzgjedhjeje me short.
Ky propozim, sipas saj, u kundërshtua ashpër nga radhët e magjistratëve dhe figurave të rëndësishme të luftës kundër mafias, të cilët argumentuan se një mekanizëm i tillë do të rrezikonte pavarësinë e gjyqësorit, do të favorizonte kandidatë pa eksperiencën e duhur dhe do të hapte rrugën për influencë të shtuar politike.
Për Kepin, frika se reformat do të cenonin balancat delikate të pushteteve dhe do të politizonin sistemin e drejtësisë, ishte një nga arsyet kryesore të votës “JO” nga shumica e italianëve. Sistemi aktual, ku Këshilli i Lartë i Magjistraturës drejtohet nga Presidenti i Republikës dhe ka një përbërje të balancuar, shihet si një garanci për pavarësinë e sistemit.
Rezultati i referendumit, theksoi Kepi, shihet si një kambanë alarmi për kryeministren Meloni dhe koalicionin e saj. Vota “JO” erdhi si një surprizë, duke pasur parasysh se sondazhet para referendumit tregonin mbështetje të lartë për qeverinë dhe partinë e saj, “Fratelli d'Italia”.
Kjo humbje ngre pikëpyetje mbi të ardhmen politike dhe tregon se kur bëhet fjalë për çështje thelbësore si shteti i së drejtës dhe funksionimi i institucioneve, elektorati italian tregon një pjekuri të lartë demokratike, shtoi ndër të tjera gazetarja Kepi.
Kërkonte të prekte kushtetutën italiane, të prekte ato ligje të cilat kanë të bëjnë pikërisht me sistemin e drejtësisë. Së pari kërkonte ndarjen e karrierës mes gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kërkonte krijimin e dy këshillave superior apo suprem të magjistraturës, se sot kemi vetëm një të tillë, dhe kërkonte vendosjen e një organi të tretë që ishte gjykata disiplinore, e cila do të merrej me performancën si të gjyqtarëve ashtu dhe të prokurorëve. Italianët me 4% votuan kundër kërkesës për ta bërë këtë reformë, pasi e shikonin edhe panë të paarsyeshme që të kërkoheshin ngritjet e këtyre organeve të reja. Ç'do të thotë? Do të thotë se nëse deri sot Italia ka një organ suprem siç është Këshilli Superior i Magjistraturës, i cili drejtohet nga Presidenti i Republikës, i cili ka një bilanc mjaft të zgjedhur me kujdes të anëtarëve të saj, ku një e treta janë anëtarë laikë, pra që nuk janë as gjyqtarë as prokurorë. Krijimi i një organi të dytë që do të ishte Këshilli Superior i prokurorëve në këtë rast, padyshim që vinte në dyshim se kush është më i fortë se kush.
Do të krijonte jo bilancin e duhur të asaj çka është aktualisht dhe mbi të gjitha do të synohej, të paktën ata që e mbështetën jo, të kishte sa më shumë influencë politike në këtë organ, organe të reja që do të ndërtoheshin. Pse them këtë? Pasi deri sot anëtarët e Këshillit të Suprem të Magjistraturës votohen me anë të një vote brenda kategorisë së tyre. Kjo reformë kërkonte që të mos bëhej më me anë të votimit përzgjedhja e tyre, por të bëhej për me anë të shortit, që u kundërshtua fort nga shumë magjistratë pikërisht për faktin se një zgjedhje me anë të shortit do të favorizonte ndoshta dhe ata magjistratë të cilët, gjyqtarë apo prokurorë, të cilët nuk kanë, nuk kanë, nuk kishin eksperiencën e duhur për të qenë pjesë i këtij organi kaq të rëndësishëm. Flasim për një organ i cili është krijuar që në mes të viteve 50, në dhe një organ i cili ka një peshë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë italiane.
Pasi kur themi se drejtohet nga presidenti i Republikës, po kuptojmë se sa i rëndësishëm është. Dhe ndërsa nga, nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo reformë e propozuar nga Meloni kërkon që, kërkonte që anëtarët e saj të zgjidheshin me short, nga ana tjetër për anëtarët laikë, që janë një e treta e këtij, e këtij Këshilli superior, që janë rreth 10 persona, kërkonte një short të kufizuar. Ç'do të thotë? Se listën e personave që do të hyjnë në këtë short do ta zgjidhte parlamenti. Domethënë, e dimë që në një parlament zgjedhja është më se e politizuar, pasi mazhoranca qeverise ka dhe shumicën në parlament, dhe pasi të hartohej kjo listë, të hidhej shorti brenda kësaj liste. Dhe këto janë ato argumentet më të forta që i kanë qenë kundër emra të rëndësishëm sidomos të antimafies italiane. E dimë se në Itali ka lindur mafia, dimë se në Itali vijon të jetë mafia një fenomen i cili është kryefjala e çdo reforme në drejtësi ku propozohet dhe zëri i tyre ka qenë mjaft i fortë në për ta kundërshtuar këtë reformë.
Edhe për një motiv tjetër pasi u fol shumë se kërkohej ndarja e karrierës, pra një gjyqtar të kishte ndarjen e karrierës së tij nga një prokuror. Pra një gjyqtar mos bëhej prokuror, një prokuror mos bëhej gjyqtar. Edhe këtu antimafia italiane pati një rol të rëndësishëm për ta shpjeguar në mënyrë sa më të thjeshtë dhe për qytetarin e thjeshtë italian, por duke thënë se Italia e ka një gjë të tillë pra ndarjen e karrierës. Brenda 10-vjeçarit të eksperiencës së punës, një gjyqtar ka të drejtë njëherë të zgjedhë, o të jetë gjyqtar, o të jetë prokuror. Pra në një farë mënyre zgjedhjen e tij e bën. Të gjitha këto bënë që sot ne të komentojmë dhe të kemi një rezultat i cili me thënë të drejtën i dha një goditje kryeministres Meloni, i dha një goditje mazhorancës qeverisëse, pasi deri pak orë para se të nisej apo të niste votimi për referendumin, sondazhet jepnin përtej referendumit, japin dhe vijojnë të japin se italianët mbështesin me shumicë performancën e qeverisë, mbështesin me shumicë performancën e partisë në pushtet, që është Fratelli d'Italia, me aleancën e dy partive të tjera, por që përqindja e tyre është shumë më e vogël se e saj, dhe nuk pritej që kjo reformë, ky referendum të shkonte kundër qeverisë.
Kjo do të thotë se Meloni mund të mundet, duke kujtuar se 2026 është një vit elektoral, pasi në 2027 kemi zgjedhjet politike dhe do të kërkohet, Meloni të paktën ambicia e saj është të ketë, të kërkojë mandatin e dytë të italianëve. Por ku shihet dhe me kritikën se a do të jenë të afta forcat opozitare, ai kampi i gjerë i forcave opozitare, ku marrin pjesë dy partitë më të rëndësishme siç është Partia Demokratike dhe Lëvizja Pesë Yje. Do të kuptohet nëse këto, ky kampi i gjerë i forcave opozitare do të ketë strategjinë dhe performancën e duhur për të qenë konkurrues dhe në zgjedhjet e 2027-ës. Komenti është se kur flitet për, për një sistem drejtësie, për pushtetet e ndara, kur flitet për gjëra të cilat i prekin qytetarin italian në të përditshmen e tyre, italianët kanë kulturën e duhur për të votuar. Pasi e them këtë se nëse lexojmë të dhënat specifike të këtij referendumi dhe brenda çdo force politike, kuptojmë se edhe brenda partisë Fratelli d'Italia ka qenë një përqindje jo e vogël, 11.2% e votuesve të saj, militantëve të saj, të cilët kanë votuar kundër këtij propozimi të qeverisë. Pra kundër linjës politike të partisë që mbështesin.
E akoma më keq shkon kjo përqindje tek partia Forza Italia, që duhet thënë se në këtë referendum ka dalë mjaft negative pasi ka humbur dy pikë nga përqindjet e saj në zgjedhjet e mëparshme që ka pasur në nivel vendor dhe rajonal dhe brenda kësaj force politike, mbi 17% e militantëve, e mbështetësve, e votuesve të saj, kanë votuar kundër këtij referendumi, pra kanë votuar kundër propozimit të bërë nga kjo forcë pra, nga mazhoranca dhe nga vetë qeveria. Por kjo do të thotë se kemi dhe një votë politike, e cila në kundërshtim me atë që mund të jetë pasqyra apo situata e ardhshme politike italiane, vë në pikëpyetje se kush do ta qeverisë Italinë në të ardhmen. Madje ka sot dhe media të cilët hedhin pikëpyetje dhe thonë se pas një referendumi të tillë, ndoshta do ishte mirë që Giorgia Meloni të jepte dorëheqjen. Siç ka ndodhur në 2016 me dorëheqjen e Matteo Renzit. Por dhe këtu ajo u tregua mjaft e kujdesshme, pasi pa arritur as tek gjysma e numërimit të kutive të votimit, bëri menjëherë një video në rrjetet sociale, ku pranoi humbjen dhe tha se do të vijojë të përmbushë programin e saj elektoral, siç ia ka premtuar italianëve, të cilët i ka dhënë votën.