Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg për jetë, Altin Hajrin aktualisht në kërkim

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-s.

Ai mohoi akuzat përmes avokatit të tij dhe tha se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit.

Jan Prenga, pasi u mor peng, u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku mendohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk.

Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri janë dy nga figurat kyçe të dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kyçe të SPAK.

Për këtë ngjarje rezulton i dënuar me burg për jetë edhe Festim Bexhdili, kopshtari i resortit Golden.

Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.

Në senacë ishin dhe familjarët të cilët i thanë gjykatës se është i pafajshëm.

Gzetari i Sytri tv Fatjon Gjinaj ka dhënë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë.