Ushtria Izraelite: Goditëm selinë e Gardë Revolucionare, IRGC: Shkatërruam dronin mbi Teheran
Ushtria izraelite deklaron se ka goditur selinë e inteligjencës së Gardës Revolucionare (IRGC) në Teheran.
Ushtria izraelite bëri të ditur se gjatë sulmeve ajrore gjatë natës janë goditur depo të raketave balistike dhe disa ndërtesa qeveritare në Iran, përfshirë dy seli të inteligjencës së Gardës Revolucionare (IRGC) dhe një seli të Ministrisë së Inteligjencës në Teheran.
Ajo gjithashtu pretendoi se ndër rreth 50 objektivat e goditura përfshiheshin depo armësh dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, shkruan Al Jazeera.
Nga ana tjetër Garda Revolucionare (IRGC) informoi se ka ka interceptuar dhe shkatërruar një dron tip “Hermes” mbi Teheran.