Romario kritikon Ancelotti-n: Neymar duhet të kthehet në kombëtare

Në Brazil ka shpërthyer polemikë për mosgrumbullimin e Neymar-it në kombëtaren e futbollit, me ish-kampionin e botës Romario që kritikoi hapur trajnerin Carlo Carlo Ancelotti. Sipas Romarios, seleksioni duhet të bëhet për lojtarët më të mirë dhe më të talentuar dhe një futbollist si Neymar duhet të grumbullohet edhe nëse nuk është në formën maksimale.

Ancelotti, megjithatë, ka mbajtur një linjë të rreptë, duke njoftuar se sulmuesi do të merret në konsideratë vetëm kur të jetë “100% fizikisht”, pas problemeve me gju që kanë ndikuar në performancën e tij muajt e fundit. Neymar, i rikthyer te Santosi, është ende në fazën e rikuperimit dhe nuk ka arritur ende nivelin e duhur për të qenë gati për ndeshje të forta ndërkombëtare.

Fjalët e Romarios kanë ndezur sërish debatet përpara Kupa e Botës 2026, pasi shumë tifozë besojnë se numri 10 i kombëtares mbetet një element kyç dhe potencialisht vendimtar për ‘Seleção’-n. Ish-sulmuesi theksoi se do të mbështesë ekipin në çdo rast, por nënvizoi dëshirën për ta parë Neymar-in në fushë në Botëror, duke përfunduar me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj trajnerit: “Kujdes, zoti trajner: një kampion duhet të luajë.”

Deklarata ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi rëndësinë e lojtarëve me influencë të madhe në kombëtare, pavarësisht formës momentale, dhe po nxjerr në pah tensionet mes legjendave të futbollit dhe vendimeve të stafit teknik.